Panorama Sport (Albania)

Simeone: E merituan! Ronaldo më pa në "Vanda" dhe më imitoi

-

Nuk kërkon justifikim­e Diego Simeone pas 3-0 me të cilën Juventusi eliminoi Atletikon e tij nga Liga e Kampionëve. "Ata ishin më të zotë", pranon trajneri argjentina­s në fund të ndeshjes. "Në pjesën e parë, ne nuk ishim në gjendje që të gjenim pozicionim­et e duhura, ndërsa ata erdhën disa herë në zonën tonë dhe vazhdonin të krijonin rreziqe dhe neve na duhej të mbroheshim". Kur e pyesin nëse u surprizua nga taktika e italianëve, me Emre Xhanin në fazën e ndërtimit Duhej të bëhej një ndeshje e tillë për ta kaluar turin. Ishin të gjithë të zotë, mbi të gjitha në pozicionim, ashtu si Emre Xhan". Ndaj Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit përmbysjet nuk u arritën, pavarësish­t ndeshjeve të mëdha të kampionëve të Italisë. të lojës, i cili kthehej deri në nivelin e mbrojtësve, ai përgjigjet: "Ne i kishim përgatitur të gjitha situatat. Duhet t'i urojmë ata. Ishin më të zotë se ne.

Por këtë herë Maks ia doli. "Ose gaboj shumë në ndeshjet e vajtjes, ose jam një magjistar në të kthimit. Duhet të jetë kështu", thotë duke qeshur. "Në të vërtetë, në 'Vanda' dolëm nga ndeshja pas traversës së tyre dhe unë ndoshta nuk do të mund të zgjidhja të luaja si sot. Shkoi kështu dhe e merituan kualifikim­in. Ndonjë gabim e bëmë. Ata u treguan më të saktë taktikisht, në topat e dytë, në gjithçka".

- Pastaj ndalet për vlerësimet edhe të njeriut të ndeshjes, Krsitiano Ronaldo, i cili edhe e imitoi gjestin e tij të ndeshjes së parë. "Është mes më të mirëve në botë. Mund të ndodhë që në ndeshje të tilla të shënojë këta gola. E pa gjestin që unë bëra në 'Vanda' dhe e imitoi për të treguar karakterin e tij".

Kundërshta­ri i preferuar në çerekfinal­e? Të shohim kush do na bjerë. Nuk jemi favoritë. Champions-i mbetet një objektiv, ashtu siç ka qenë gjithnjë. Kritikat nuk janë problemi im, janë problemi i atij që kritikon. Unë më shumë se kaq çfarë duhet të bëj?"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania