Panorama Sport (Albania)

Nojer: Ndaj Liverpulit është një finale

-

Kapiteni dhe njëkohësis­ht portieri i Bajernit, Manuel Nojer, ka qenë i pranishëm së bashku me trajnerin Niko Kovaç në konferencë­n për shtyp para duelit me anglezët e Liverpulit. Ai e ka krahasuar këtë takim me një finale duke parë edhe rëndësinë që ka kjo sfidë për dyja skuadrat. Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme(sotme)?

Liverpuli do të mundohet të na sulmojë. Nuk do të qëndrojmë shumë prapa si në ndeshjen e parë. Do të luajmë më përpara. Do të jetë një ndeshje midis dy nga skuadrave më të mira për momentin. "Allianz Arena" do të ziejë. Ka ardhur koha që të mundim një skuadër të madhe. Si ndiheni tani që jeni 33vjeç?

Nuk ndihem 33, edhe pse jam i mendimit që një ditë duhet të hap krahun dhe tërhiqem nga futbolli. Për momentin ndihem mirë dhe nuk po mendoj të tërhiqem. Jeni përgatitur për penalltitë? Jam stërvitur normalisht. Ndonjëherë stërvitem edhe për penalltitë, por jo gjithmonë. Nuk para i praktikoj pasi ato, duhet të vijojnë spontanish­t. Në stërvitje mungon tensioni që është në fushën e lojës. Si e keni përgatitur këtë takim, duke ditur rrezikshmë­rinë e skuadrës kundërshta­re?

Liverpuli është një skuadër shumë e rrezikshme në kundërsulm, por jo vetëm. Ata gjithashtu kanë shënuar shumë nga goditjet standarde. Çfarë mendoni për Klop?

Ai jeton me futbollin dhe kërkon gjithmonë më të mirën për skuadrën e tij. Kështu ka qenë edhe në Mainc, Dortmund dhe Liverpul. Ai ka një marrëdhëni­e shumë të mirë me lojtarët dhe pëlqehet shumë nga tifozët. I druheni Salasë, edhe pse ai nuk ka qenë në një formë të mirë?

Ai është gjithmonë i rrezikshëm, edhe kur nuk shënon. Në goditjet standarde duhet të bëjmë kujdes ndaj Van Dajk dhe Matip, pasi janë shumë të rrezikshëm në lojën në ajër. Ndieni dhimbje në gisht?

Kemi kohë që nuk flasim për këtë. Jam mirë dhe i kam marrë të gjitha masat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania