Panorama Sport (Albania)

Absurdi, 0-0 i kualifikon të dyja

-

Liverpuli barazoi 0-0 në ndeshjen e vajtjes në "Anfield Road" përballë Bajernit dhe tani anglezët nuk janë favoritët për t'u kualifikua­r në çerekfinal­e, edhe pse luajnë për dy nga tri rezultate në "Allianz Arena". Statistika­t për një skuadër që barazon pa gola në shtëpi në ndeshjen e vajtjes së Ligës së Kampionëve nuk flasin kurrsesi në favor të klubit anglez. Dihet që nëse nuk arrin të fitosh ndeshjen e parë në shtëpi, atëherë një barazim pa gola është alternativ­a më e mirë për t'iu drejtuar ndeshjes së kthimit, duke qenë se është në fuqi goli në fushë kundërshta­re. Dhe nëse Liverpuli do të arrijë një barazim me gola në Mynih sonte, atëherë do të jenë anglezët që do të vazhdojnë më tej. Por që kur Kupa e Kampionëve ndryshoi format dhe u quajt Champions në vitin 1992, ka pasur 31 barazime 0-0 në ndeshjet e vajtjes dhe skuadra që e ka luajtur në shtëpi takimin e parë ka avancuar më tej në vetëm 9 raste, ndërsa miqtë 22 herë. Dhe ky bilanc është thelluar akoma më shumë që prej sezonit 2003/ 04, kur u prezantua faza e 1/ 8-ave, e cila zëvendëson­te fazën e dytë të grupeve. Prej kësaj periudhe, ka pasur 22 ndeshje pa gola dhe 17 skuadrat që e luajtën ndeshjen e parë në transfertë ia dolën të kualifikoh­eshin. Për më tepër, vetëm 14 nga 70 skuadrat që kanë dështuar të shënojnë në shtëpi në 90 minutat e para, kanë arritur të kualifikoh­en, një statistikë që prej sezonit 200304 shkon në 7 skuadra nga 51. Bajerni duhet të jetë i qetë edhe për një tjetër fakt që flet gjithnjë në favor të tyre: sepse 58 nga 81 klubet që kanë barazuar jashtë fushe (44 nga 60 prej sezonit 2003-04) ia kanë dalë të presin biletën për në raundin tjetër. Liverpuli vjen në Mynih me shpresën për të provuar të kundërtën e historisë. Dhe detyra e tyre nuk është aspak e pamundur. Por e shkuara tregon se, pas 90 minutave të para në "Anfield Road", ne nuk mund të flasim më për një duel me shanse të barabarta, 50-50. Statistika­t e përgjithsh­me nuk flasin për Liverpulin pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në shtëpi, por jo kur bëhet fjalë për historinë e tyre vetjake. Sepse në të dyja rastet kur "reds"-at kanë barazuar ndeshjen e parë 0-0 në shtëpi në Kupën e Kampionëve, ata janë kualifikua­r. Në prill 1981, ata barazuan 0-0 me Bajernin në gjysmëfina­len e vajtjes, por në Mynih përfundoi 1-1. Ndërsa në 1983, pas barazimit me Bilbaon në ndeshjen e raundit të dytë, ata fituan në Spanjë 1-0.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania