Panorama Sport (Albania)

Klop: Kujdes Kujdes nga nga Leva! Leva!

"Nuk sakrifikoj­më Champions-in për Premier Ligën, duam çerekfinal­et"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Karizmatik, i qeshur si gjithnjë. Jyrgen Klop argëtohet edhe në konferencë­n për shtyp në rikthimin e tij në tempullin e rivalëve të përjetshëm. Dhe konferenca e trajnerit gjerman nis menjëherë me emocionet që e presin atë dhe Liverpulin e tij në "Allianz Arena".

Çfarë pritje prisni nga tifozët e Bajernit?

Uau, nuk ia kam idenë, por nuk pres festë.

A i dëmton Champions-i shanset e Liverpulit për Premier Ligën?

Nuk mendoj se një trajner tjetër në botë do t'i përgjigjej kësaj pyetjeje nëse do luante në Champions. Ne duam të kualifikoh­emi, edhe po të na bëjë dëm.

Sa e vështirë është gjetja e ekuilibrit në këtë ndeshje?

Është e vështirë. Duhet të kemi ritëm dhe në momentet vendimtare të bëjmë gjënë e duhur. Bajerni është një skuadër e klasit botëror dhe duhet mbrojtur mirë dhe pasur vetëbesim kur sulmojmë. Duhet të luajmë futbollin tonë më të mirë dhe këtë duhet të tregojmë. Do ketë momente kur të dyja ekipet do dominojnë.

Stadium më i frikshëm është "Anfield" apo "Allianz"?

Nuk dua t'i zemëroj tifozët e Bajernit, por tifozët e Liverpulit nuk kursehen të bëjnë

zhurmë.

Do vendoset kjo ndeshje nga trajnerët?

Ne do të ndikojmë sigurisht me planin, por janë lojtarët përgjegjës­it e vërtetë në fushë.

Nga vjen kërcënimi nga Bajerni?

Nuk është e lehtë të luash kundër Levandovsk­it. Koman, Gnabri gjithashtu janë në formë të shkëlqyer. Ishte një ndeshje e ekuilibrua­r në Liverpul dhe do të jetë e tillë edhe kjo, por ne duhet të tregojmë dëshirën për të shkuar në çerekfinal­e.

Do të jetë Lovren titullar përkrah Van Dajkut?

Dejan u grumbullua kundër Bërnlejt, por unë nuk mendoj se ai ishte gati të luante. Është stërvitur normalisht dhe është një alternativ­ë. Të luajë 90 minuta do të jetë ndoshta shumë, por të shohim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania