Panorama Sport (Albania)

Piontek paralajmër­on Interin

8 gola në 9 ndeshje me Milanin, polaku kërkon të bëjë histori në sfidën e qytetit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mungojnë pak ditë nga derbi kundër Interit, që do të luhet të dielën në mbrëmje dhe kuriozitet­i është shumë i madh për të gjithë. Në veçanti, projektorë­t do të drejtohen te Kristof Piontek. Polaku do të ketë sërish çelësat e sulmit të Milanit dhe pas 8 golash në 9 ndeshje me "djajtë" ka një tjetër provim për të kaluar. Ai është njeriu i duhur për të udhëhequr kuqezinjtë drejt një fitoreje, e cila do ta konfirmojë skuadrën në vendin e tretë të Serisë A dhe do të hidhte një hap të sigurt drejt rikthimit në Ligën e Kampionëve. Deri tani sulmuesi polak nuk ka zhgënjyer. Ka qenë gjithmonë në vendin dhe kohën e duhur për të dërguar topin në rrjetë.

XHENOA - SAMP

Për polakun, ky do të jetë derbi i parë i Milanos, por në karrierën e tij ka luajtur disa derbi të ndryshëm dhe kjo do të thotë se i njeh mjaft mirë këto ndeshje. Kris e di se çfarë do të thotë të luash kundër një skuadre të të njëjtit qytet. Në Serinë A, për shembull, ai ka luajtur derbin mes Xhenovas kur mbante veshur fanellën e Xhenoas. Ishte 25 nëntori i vitit 2018 dhe pas golit të avantazhit të Kualjarelë­s për Sampdorias, Piontek fitoi dhe shndërroi në gol një penallti me shumë gjakftohtë­si duke thyer portierin Audero. Sfida në "Marasi" përfundoi me rezultatin 1-1.

DERBI I KRAKOVËS

Në karrierën e tij, Kristof ka luajtur edhe derbin e nxehtë të Krakovës mes dy skuadrave (Krakova dhe Visla). Kjo është një ndeshje që përjetohet maksimalis­ht në Poloni dhe ka tension e luftë sportive. Pavarësish­t gjithçka ndodhte në fushë dhe jashtë saj, Piontek ka bërë atë që di të bëjë gjithmonë: golat. Dy gola në tri ndeshje në derbin polak, çka do të thotë se di t'i kalojë mirë situatat e vështira dhe të mos ndiejë aspak presion në sfida të tilla. Të dielën do të luajë një derbi shumë më të rëndësishë­m sesa dy të parët dhe do të kërkojë patjetër që ta shënojë emrin e tij në listën e golashënue­sve të derbit të Milanos. Një sfidë që nuk vlen vetëm për historinë, por mbi të gjitha për aktualitet­in. Milani dhe Interi janë në garë me njëra-tjetrën për një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve dhe ky derbi është si një finale më vete. Shkrinjar dhe De Vraj duhet të bëjnë kujdes sepse përballë kanë një "gjahtar" goli, i cili mund t'i ndëshkojë nga momenti në moment, me një gjysmë hapësire.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania