Panorama Sport (Albania)

Shtohet oreksi, "Djalli" kërkon vendin e dytë

-

Vendi i tretë apo i katërt? Pak ndryshim ka, ose aspak. Sepse nuk ka asnjë ndryshim. Të dyja këto pozicione të çojnë në Ligën e Kampionëve dhe ky është objektivi kryesor për Milanin. E gjithë pjesa tjetër, si rivaliteti me Interin apo lufta mes dy skuadrave të një qyteti, është në plan të dytë. Por oreksi vjen duke ngrënë. Dhe Milani, përveçse do të provojë të blindojë zonën Champions, do të kërkojë patjetër vendin e dytë që për momentin mbahet nga Napoli. Barazimi 1-1 i Napolit kundër Sasuolos u ka futur në mendje kuqezinjve një ide të çmendur: Të provojnë të kapin dhe të parakalojn­ë ekipin e Ançelotit në vendin e dytë. Dhe kur sheh këtë situatë, ka shumë pengje në mendjen e kuqezinjve. Distanca aktuale që ekziston mes Milanit dhe Napolit është fryt i barazimit të ndeshjes së parë në "San Paolo", ku kuqezinjtë po fitonin 2-0 dhe pastaj u përmbysën dhe pastaj pësuan një përmbysje befasuese. Nëse "djajtë" do ta kishin fituar këtë ndeshje, atëherë diferenca do të ishte vetëm 3 pikë. Derbi- Por historia nuk shkruhet me nëse. Klasifikim­i është ende i ngjeshur dhe diferenca nuk është e madhe, sidomos në skuadrat që janë pas Milanit. Dhe në këto kushte, më mirë të shohin poshtë. Për momentin, objektivi është të mendojnë për derbin, sepse është më i rëndësishm­i. Synimi është të mos humbasë dhe pastaj të mendojë për të ngushtuar diferencën me Napolin. Dhe për t'u kthyer në fillim, objektivi kryesor është Liga e Kampionëve. Gatuzo e tha kohë më parë se do të firmoste për të shkuar në Champions edhe për të dalë pas Interit. Por sigurisht që në këto kushte kërkon ta blindojë vendin e tretë dhe t'u japë një goditje "kushërinjv­e".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania