Panorama Sport (Albania)

Lautaro, në derbi pritet "shenjtërim­i"

-

Vendimtar, konkret. Tani është momenti i duhur për të djegur etapat sepse te ky Inter ka nevojë për një pikë referimi. Në mungesë të Mauro Ikardit, skuadra zikaltër po zbulon cilësitë dhe talentin e Lautaro Martinezit: "Demi" argjentina­s po shfrytëzon më së miri shanset dhe po tregon se është një lojtar i besueshëm. Për sa u takon golave, tetë deri tani në sezon, po ndjek rrugën e duhur: vendimtar ai në Vjenë, menjëherë pas rrjetave të fitoreve kundër Parmës dhe Napolit. PROTAGONIS­T - Në transferta­t kundër Rapidit dhe Ajntrahtit në Europë, madje, fitoi edhe dy penallti. Tani mund të rikarikojë bateritë dhe të mendojë për Milanin: nesër me Ajntrahtin e Frankfurti­t nuk do mund të zbresë në fushë në sajë të skualifiki­mit për numër kartonësh. Një derbi si protagonis­t do ishte "shenjtërim­i": për fat arbitri Kalvareze e fali për prekjen me dorë kundër Spalit pa e ndëshkuar. Një ndeshje ku argjentina­si u detyrua të sakrifikoh­ej dhe të dilte shpesh jashtë zone. ARGJENTINA - Në mendimet e tij qëndron pa dyshim edhe kombëtarja: trajneri Lionel Skaloni e përfshiu në listë për miqësoret kundër Venezuelës dhe Marokut, të programuar­a për datat 23 (02:00) dhe 26 mars (20:00). Me fanellën bardhekalt­ër, sulmuesi ka shënuar edhe një gol: kundër Irakut, në muajin tetor. Tani objektivi është Kupa e Amerikës, që do zhvillohet mes 14 qershorit dhe 7 korrikut. Fillimisht, megjithatë, do duhet të tregojë se numri 10 në fanellën e Interit nuk i peshon dhe se do të jetë më shumë se rezerva e Ikardit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania