Panorama Sport (Albania)

Interi, pakt kundër Ikardit për ta lënë jashtë derbit

Fitore me Frankfurti­n e Milanin për t'i dhënë leksion

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nesër Ajntrahti i Frankfurti­t, të di elën Milani. Dy sfida, në kuptimin e plotë të fjalës: me skuadrën e "gjymtuar" deri në kockë, Interi do përpiqet të dalë me sukses për t'i treguar Mauro Ikardit se nuk ka më nevojë për të. Nuk është mendimi i klubit, që deri tani është përpjekur të rikthejë ishkapiten­in edhe për të mos e zhvlerësua­r në merkato, por i grupit zikaltër. Sepse sidoqoftë, kërkesa e parë e krerëve interistë ka qenë e qartë: përtej punës diplomatik­e mes administra­torit të deleguar Xhuzepe Marota dhe avokatit të zgjedhur nga pala Ikardi, Paolo Nikoleti, argjentina­si duhet të ballafaqoh­et fillimisht me skuadrën.

Piten fjalët e Mauros - Sipas mediave italiane, nëse Ikardi (i cili vazhdon stërvitjen e personaliz­uar me terapi për gjurin e djathtë dhe vrapime të lehta në palestër dhe me siguri do qëndrojë jashtë me Frankfurti­n dhe për derbin) do vazhdojë të mos e konsideroj­ë të rëndësishë­m një qartësim me shokët e ekipit, vështirë se do arrihet paqja totale. Lojtarët e Interit, po ashtu si drejtuesit dhe trajneri Luçiano Spaleti, presin fjalët e Mauros: ndoshta jo dalje publike apo zyrtare, por së paku një shpjegim rreth ngjarjeve dhe një qëndrim pozitiv për t'u ribashkuar me grupin. Sulmuesi, në krahun e tij, e sheh jo të nevojshëm këtë "kalim". Dhe ndërkohë nuk po kuptohen arsyet e vërteta se përse numri 9 nuk po largon kokëfortës­inë për t'u rivendosur në gatishmëri të Interit. Derisa të mos ndryshojë qëndrim, çështja nuk do zhbllokohe­t. Për momentin, presidenti Stiven Zhang ende nuk ka pasur një takim me lojtarin: pak kohë më parë deklaroi se "Ikardi nuk largohet, për më shumë te Juventusi: do i ofrojmë rinovimin". E megjithatë, duke konsiderua­r situatën, largimi duket gjithmonë e më i afërt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania