Panorama Sport (Albania)

Hazard-Mbape-Nejmar, zbardhet formacioni i ëndrrave të Realit

-

Me emërimin e Zinedin Zidanit në stolin e Realit të Madridit, për herë të dytë shtohen akoma më shumë zërat se Eden Hazard do të transferoh­et në Spanjë në merkaton e verës. Pavarësish­t se Çelsi nuk mund të bëjë blerje në verë për shkak të bllokimit të merkatos nga FIFA, kjo nuk e pengon belgun që të veshë fanellën madrilene. Do të ishte diçka që do të tërbonte tifozët e bluve të Londrës, por ëndrra e madhe e Hazardit ka qenë të luajë te Reali dhe për më tepër të punojë me Zinedin Zidanin. Tani është momenti i duhur që këtë ëndërr ta bëjë realitet. Në Angli janë të sigurt se ka pasur menjëherë kontakte mes palëve dhe Reali është gati të paguajë 110 milionë euro për ta transferua­r. SULM ATOMIK- Por, nuk përfundon këtu ekipi i ëndrrave për Realin dhe Zidanin. Sipas “The Sun”, do të ketë një revolucion të madh në skuadrën spanjolle dhe do të afrohen kampionët e së ardhmes. Përveç Hazardit në sulm mund të jenë edhe Nejmar dhe Mbape. Dy lojtarët e PSGsë kanë qenë prej kohësh objektiva të Realit të Madridit. Për Nejmarin mbeten për t’u parë zhvillimet, ndërsa francezi do të jetë realisht një kërkesë e Zidanit. Me tre lojtarë të tillë në sulm, Reali do të kishte repartin më të frikshëm në Europë, edhe pse për t’i transferua­r ata do të duhen qindra miliona euro. MESFUSHË SUPER- Por, revolucion­i do të prekë edhe një tjetër repart, atë të mesfushës. Pol Pogba, Ngolo Kante dhe Kristian Erisen janë emrat e përzgjedhu­r nga Zidan për të formuar mesfushën e ëndrrave në Madrid, pavarësish­t se edhe këtu do të haset me vështirësi. Kampionët e mësipërm janë futbollist­ë të rëndësishë­m në ekipet e tyre dhe nuk do të lëshohen lehtë nga drejtuesit. Por, një telefonatë e Realit i josh të gjithë. MBROJTJA- Reparti i mbrojtjes nuk ndryshon, sepse lojtarët që ka aktualisht ofrojnë garanci edhe për disa sezone. Sigurisht që dalëngadal­ë Reali duhet të mendojë për të zëvendësua­r Ramosin, por kapiteni spanjoll është i fortë dhe vazhdon të bëjë diferencën. Sipas “The Sun”, Regilon do të luajë majtas dhe Varan, Karvahal do të plotësojnë skuadrën në prapavijë. Portieri i ëndrrave për Realin vazhdon të mbetet David De Gea.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania