Panorama Sport (Albania)

Pushtet i plotë dhe superblerj­e, 6 kushtet e Zidan

Marselo e Isko qëndrojnë, Nejmar s’është objektiv

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nuk ka qenë e lehtë që Florentino Perez ta bindte Zinedin Zidanin që të merrte sërish drejtimin e Realit të Madridit. Mediat spanjolle bëjnë me dije se trajneri francez ka kërkuar garanci të mëdha dhe i ka vënë kushte presidenti­t në mënyrë që të nisë një projekt fitues dhe të vazhdojë historinë e suksesshme që la në mes verën e kaluar. Nga merkato e çmendur te pushteti i plotë për të bërë menaxhimin e ekipit deri te dora e hekurt për vendimet e forta. Zizu do të jetë fuqiplotë në Madrid dhe presidenti Perez nuk mund të ndërhyjë më në të ardhmen. Isko e Marselo do të qëndrojnë, Hames nuk kthehet dhe Bejl është drejt largimit.

KONTROLL TOTAL

Zinedin Zidan ka kërkuar që të jetë menaxher i Realit të Madridit dhe jo thjesht trajner i skuadrës. Ai do të jetë i plotfuqish­mi në ekipin “galaktik” dhe i pavarur për të administru­ar skuadrën dhe për të bërë merkaton, pa pasur ndërhyrje.

KUSH LARGOHET- Garet Bejl duket se është jashtë planeve të Zinedin Zidanit dhe në merkaton e verës me shumë mundësi do të jetë një nga emrat në operacioni­n “fshesa”. Nuk është çudi që edhe Karim Benzema të largohet, pavarësish­t raportit të mirë që ka me Zizunë. Dilemat e mëdha do të jenë edhe në portë. Trajneri kërkon vetëm një portier titullar dhe do të thotë se do të zgjedhë mes Kurtuasë dhe Kejlor Navasit.

MARSELO E ISKO- Ishin të përjashtua­r nga Santiago Solari dhe luanin shumë pak. Mund të largoheshi­n në verë, por duket se mbrojtësi Marselo dhe mesfushori Isko do të jenë në qendër të projektit.

NEJMAR? JO- Prej muajsh qarkullojn­ë zërat për një ofertë të majme nga ana e Realit për të rikthyer në Spanjë Nejmarin, por për momentin duket se braziliani nuk është në planin e trajnerit të ri të Realit.

HAMES S’KTHEHETËsh­të duke ardhur fundi i huazimit dy-vjeçar i Hamesit te Bajerni i Mynihut dhe kolumbiani mund të rikthehet në bazë. Por, ishte pikërisht Zizu që i tregoi stolin dhe e detyroi të largohej. Kjo do të thotë se shanset për rikthimin te Reali janë zero.

MERKATO ËNDRRASH

- Sigurisht që Florentino Perez i ka premtuar dhe i ka garantuar merkato madhështor­e Zidanit me emra kampionësh. Në të kundërt francezi mund të largohet sërish. Emri që kryeson këtë listë është ai i Kilië Mbapesë, i cili do të jetë objektivi kryesor në merkaton e verës për Realin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania