Panorama Sport (Albania)

“Teuta i falsifikoi kontratën Erik Kobesit”

Perikli Goga: Lojtari do të jetë i yni sezonin tjetër

- JETON STAMOLLA

Erik Kobes ishte një ndër kolonat kryesore të skuadrës së Teutës në fazën e parë, por në mënyrë të papritur, basketboll­isti ka vendosur që të fusë në luftë qytetin e Durrësit. Amerikani ka kërkuar që të kalojë në radhët e skuadrës së Goga Basket, pasi ekipi tjetër bregdetar i ka bërë një ofertë, që është pranuar nga sportisti. Por, ndërsa vetë Goga Basket dhe Erik Kobes kanë dashur që gjithçka të jetë brenda rregullave, pra me 26vjeçarin që ka shkuar në federatë për të paguar shifrën e klauzolës, që e lironin nga akordi me Teutën, madje duke paraqitur edhe mandatin e arkëtimit, papritur në kontratën e gjigantit të koshit ka dalë një pretendim prej 50 mijë eurosh nga Teuta, që ka frenuar edhe marrëveshj­en me Gogën. Sipas asaj që mësohet nga burime pranë lojtarit dhe menaxherit të tij, Kobes ka parë që të mashtrohet nga Teuta, sepse në atë që pretendohe­j se ishte e njëjta kontratë, një kopje në shqip dhe një tjetër në anglisht, neni 6 i saj, është i ndryshëm në këto dokumentac­ione, ndërsa duhej të ishte krejt e kundërta. Lidhur me këtë çështje, “Panorama Sport” ka kontaktuar me presidenti­n e Goga Basket, Perikli Goga, për të kuptuar diçka më shumë mbi këtë çështje: “Kobes nuk u lejua që të firmoste me ne. Ai u paraqit në selinë tonë me një kontratë në anglisht, ku detyrohej që të paguante një shumë prej 2000 eurosh për prishjen e njëanshme të kontratës me Teutën dhe na tregoi edhe mandatin e kryerjes së pagesës. Pasi gjithçka dukej brenda rregullave, në vendosëm që të nënshkruaj­më një kontratë me lojtarin dhe e dorëzuam atë në federatë, brenda datës 27, që ishte edhe afati i fundit. Ne kemi vepruar brenda rregullave, por, pasi kemi biseduar me lojtarin, ai ndihet i fyer, sepse në kontratën në anglisht që i ishte dorëzuar nga klubi Teuta Kobesit, shkruhej se për prishjen e marrëveshj­es ai duhet të shlyente shumën prej 2000 eurosh, ndërsa në atë që duhej të ishte e njëjta kontratë, por në gjuhën shqipe, në nenin 6 të saj ishin shtuar disa fjali, ku nënvizohej se për prishjen e njëanshme të kontratës, duhej ta vendoste kryesia e Teutës shumën që pretendont­e për ta lënë të lirë dhe ata i kërkuan 50 mijë euro. Shkurt, kontrata e lojtarit është falsifikua­r, prandaj ai dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë. Gjithsesi, ne jemi të interesuar për shër- bimet e Kobesit dhe pavarësish­t të gjithave, ne do të nënshkruaj­më një akord të ri me lojtarin, i cili do të përfaqësoj­ë Goga Basketin në sezonin e ardhshëm”, u shpreh presidenti Goga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania