Panorama Sport (Albania)

FSHF-ja nis bashkëpuni­min me Federatën Norvegjeze

-

Futbolli i femrave në Shqipëri ka hyrë në një stad të rëndësishë­m, por e ardhmja pritet që të jetë edhe më pozitive. Këtë e konfirmon vizita e djeshme e Ravn Omdal në Tiranë. Ish-zëvendëspr­esidenti i UEFA-s dhe i Federatës Norvegjeze të Futbollit vizitoi dje selinë e FSHF-së, në kuadër të një fushate të qeverisë norvegjeze dhe federatës së futbollit nordik për rritjen e numrit të femrave që angazhohen me futbollin në Ballkan. Ky projekt interesant do të shtrihet edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Bosnjë-Hercegovin­ë, Serbi dhe Mal të Zi. Siç u lajmërua në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, zoti Omdal u prit në takim nga Sekretari i Përgjithsh­ëm, Ilir Shulku, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Vasil Bici dhe drejtues të tjerë të FSHF-së, në të cilin diskutuan në lidhje me projektin e tyre për trajnimin e rreth 120 trajnereve të futbollit të femrave në periudhën 2019-2021. “Është një ndjenjë fantastike të rikthehem në Shqipëri dhe të shoh progresin që ka bërë ky vend. Mendoj se kemi një interes të përbashkët. Ndoshta Norvegjia është disa vite para Shqipërisë për sa i përket futbollit të femrave, sepse ne kemi investuar më shumë kohë në zhvillimin e tij. Por, tashmë jemi partnerë me Federatën Shqiptare dhe do mundohemi të zhvillojmë veçanërish­t futbollin e femrave. Mendoj se është një investim mjaft i mirë, sepse është vërtetuar që kur femrat luajnë futboll, përfitimet janë jo vetëm në aspektin social e familjar, por dhe për klubet e futbollit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania