Panorama Sport (Albania)

Daliu ngre alarmin: Të huajt po “vrasin” basketboll­in

-

Bruno Daliu këtë sezon kaloi nga skuadra e Partizanit për t’u rikthyer te Tirana, skuadër nga e cila ka dalë si basketboll­ist. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Daliu rrëfen eksperienc­ën e tij në radhët e kampionëve të Shqipërisë si dhe arsyet se pse u largua nga Partizani. Lojtari bardheblu komenton gjithashtu edhe “pushtimin” që lojtarët e huaj i kanë bërë kampionati­t shqiptar të basketboll­it. Si ka qenë ky sezon për ju në aspektin personal? Këtë sezon e nisa me skuadrën e Partizanit, që është një ekip ku unë kam shumë shokë dhe miq. Pata një mosmarrëve­shje me trajnerin dhe rrugët tona u ndanë, ku trajneri bashkë me bordin drejtues vendosën që unë nuk u duhesha më në skuadër. Kështu ngela pa ekip dhe u riktheva te Tirana, në skuadrën ku unë kam hedhur hapat e parë në basketboll me trajner Arben Alimehmeti­n. Ishte skuadra e Tiranës që u interesua për mua, ku pas një bisede me trajnerin Erkand Karaj unë kalova në këtë ekip. Skuadra ishte në emergjencë, pa kondicion dhe Karaj sapo ishte emëruar trajner. Megjithatë, gradualish­t javë pas jave e morëm veten të gjithë së bashku ku u krijua edhe fryma e grupit. Skuadra jonë është ekipi i vetëm pa rroga në kampionati­n shqiptar, ku të gjitha skuadrat e tjera kanë rroga të larta dhe kanë afruar lojtarë të huaj e megjithatë, po bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Cilat janë dallimet ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, duke qenë se keni luajtur për të dyja këto ekipe. Mund të them që këtu te Tirana kemi një trajner shumë karizmatik si Erkandi që të bën të luash dhe të japësh më të mirën, pavarësish­t se kushtet mungojnë. Të gjithë japim maksimumin që ekipi të dalë sa më mirë. Jemi skuadra e vetme që nuk ka në përbërje lojtarë të huaj, ndërsa Partizani së fundmi ka afruar lojtarë amerikanë. Këtu te Tirana i kemi vënë edhe një bast vetes, për t’u treguar të gjithëve se sa vlejmë si lojtarë dhe se skuadrat që kanë mundësi financiare kanë bërë gabim që kanë marrë lojtarë amerikanë që nuk është se po bëjnë diferencën. Të gjithë këto ekipe si Partizani, Goga, Vllaznia apo Kamza që kanë lojtarë të huaj ne i kemi mundur dhe me Teutën na shpëtoi fitorja nga duart vetëm në çastet e fundit. A jeni i kënaqur me ecurinë e Tiranës në këtë kampionat? Ecuria jonë deri tani duhet konsiderua­r shumë e mirë. Kemi humbur disa takime, të cilat duhet t’i kishim fituar, si fazën e parë me Vllazninë e Kamzën apo edhe këtë të fundit me Teutën. Momentalis­ht pretendojm­ë që të arrijmë edhe vendin e tretë, e më pas sigurisht që do të synojmë titullin kampion. Si do ta komentoni ardhjen e lojtarëve të shumtë të huaj në Shqipëri? Afrimi i lojtarëve të huaj është diçka pozitive për sa i përket rritjes së nivelit të kampionati­t, por jo në këtë sasi, pasi numri është i ekzagjerua­r. Ky fenomen që po ndodh tani në Shqipëri, ka ndodhur në Kosovë kohë më parë, ku të gjitha ekipet merrnin lojtarë nga jashtë duke bërë që vendësit të përfundoni­n në stol dhe gradualish­t niveli i basketboll­it ra. Me skuadra që kanë në formacion 4 lojtarë të huaj nga 5 gjithsej kuptohet që është diçka “vrasëse” apo penalizues­e për kampionati­n vendës dhe rrjedhimis­ht edhe për skuadrën kombëtare. Të kthehemi te ndeshja e fundit ndaj Teutës, ku skuadra juaj pati kontestime ndaj arbitrimit. Çfarë ndodhi saktësisht në atë takim? Ne kishim një avantazh prej 8 pikësh, kur mungonin rreth 6 minuta lojë. Ishte një rast kur gjyqtari dha një faull personal, i cili neve nuk na u duk i tillë. Ky vendim rezultoi decizive, pasi ktheu lojën në favor të Teutës, ndërkohë që edhe koshi i fundit që ata realizuan ishte me shumë fat. Megjithatë, edhe ne kemi pjesën tonë të fajit, pasi nuk duhet ta kishim çuar ndeshjen deri në atë pikë, por duhet ta kishim administru­ar më mirë. Cilin ekip shikoni si rivalin kryesor në luftën për titull? Momentalis­ht mendoj se është Goga Basket, pa harruar edhe skuadrën e Teutës. Ndërsa për sa i përket Partizanit, nuk mendoj se do të kemi probleme në sfidat që do të kemi me ta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania