Panorama Sport (Albania)

Pasionet e Canës: Kam Kam qenë qenë Don Zhuan

- Kush e gatuan mëngjesin? I lan enët? Ka pasione djali? Sa gjuhë flet Lorik Cana?

Ish-kapiteni i Kombëtares sh qiptare, Lorik Cana, ka rrëfy er eksperienc­ën e tij të re, planet dhe projektet e së ardhmes në "My Living" në "Vizion Plus" pas shkëputjes nga futbolli. Në intervistë­n me Arjon Muçën, Cana ka treguar se edhe jashtë fushës së gjelbër është i njëjti person, i njëjti karakter. Teksa Arjoni e pyet nëse Cana ka qenë don zhuan sepse futbollist­ët njihen si të tillë, ish-kapiteni i përgjigjet: "Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe".

Çfarë pasionesh ka Loriku, përveç futbollit?

Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesioni­t, udhëtimet apo grumbullim­et më kanë dhënë mundësinë të lexoj, sidomos për historinë e popullit tonë. Pasioni tjetër është pjesa e makinave. Është vërtet stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura, mua më ka pëlqyer shume sporti automobili­stik. Kam marrë disa here leksione dhe kam hipur dhe me pilotë të Formula 1, si Zhan Alezi. Nuk i kam dhënë vetë, por kam arritur deri në shpejtësin­ë 350 km/h.

Lorik, si zhvillohet dita jote, një ditë tipike dhe si është mëngjesi?

Në mëngjes, ne zakonisht çohemi bashkë, djali është në dhomën e tij. Çohet në mëngjes nuk na lejon që të flemë. Kur është shumë herët, para orës shtatë, merret gjysmë ore dadoja me të. Kur vjen ora tetë, vjen e hap derën, bërtet, futet në krevat dhe na zgjon. Zgjimi më fantastik për çdo prind. Pastaj vjen pjesa e mëngjesit. Zakonisht, me pjesën e mëngjesit merret nusja.

Çfarë ha për mëngjes?

Fruta në mëngjes, bukë të thekur me pak marmelatë, lëng portokalli, çaj ose kafe. Ose kur kam aktivitet, mundohem të ha drithëra me kos, që të kem energji dhe fillon dita. Ne e ndajmë ushqimin, në mënyrë që mëngjesi të ketë dhe fruta dhe karbohidra­te, dreka perime (të pranishme në çdo vakt), por dhe pak proteina dhe karbohidra­te. Në darkë nuk ha karbohidra­te se më ndihmojnë të mbaj peshën konstante. Jo, nuk i laj se jam i llastuar. Kam gruan dhe dadon që merren me këto punë. Por ama gatuan...

Shumë pak.

Çfarë do kishe gatuar?

Do kisha gatuar një peshk, një levrek në furrë. Nuk është e vështirë sepse duhet të dish kohën kur gatuan peshk. Do bëja një salcë të thjeshtë me vaj ulliri, hudhër, limon, të cilën do e shoqëroja dhe me erëza. Anash do bëja ca angjinare të thjeshta me pak oriz të bardhë. Do e shoqëroja kështu.

Kohët e fundit je vendosur ne Shqipëri?

Dy vitet e para, mbasi u shkëputa nga futbolli, me vajtje e ardhje. Që nga gushti jemi me stabël në Shqipëri. Në Kosovë shkoj shpesh. Kam dëshirë të kthej këtë kohën e Kosovës që më ka munguar për gjithë këto vite, kështu tani çdo dy javë jam atje.

Ndërkohë, Monika dhe djali si e kanë pritur faktin që po qëndrojnë kaq gjatë në Shqipëri?

Nusja e ka marrë më shumë dëshirë. Ajo ka ardhur disa herë. Por, fakti që kemi pasur miq para se të vinim, që kemi gjetur dhe kemi bërë miq të rinj, marrëdhëni­e miqësore, shoqëri për Monikën dhe djalin është pozitiv. Kemi fatin që jemi në një vend të mrekullues­hëm me një kohë dhe ushqim të mrekullues­hëm. Makinat, është i çmendur mbas makinave. I njeh markat, modelet, i ka qejf avionët. Vetëm na pyet kur do ikim diku që të marrë avionin. E do shumë topin, e përzien midis këmbëve dhe duarve. Unë do e shtyja që të merrej me sportin. Cilido që i pëlqen më shumë, por do të doja që sporti të zinte një rol të rëndësishë­m në jetën e tij.

Nëse do vendoste të behej futbollist?

Ne do e ndihmojmë në çdo drejtim. Nga ato që flas mirë, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanish­t jam shumë mirë, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam një bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj shumë mirë, por nuk e kam praktikuar në të folur. Frëngjisht­ja dhe italishtja më ndihmojnë shumë me spanjishte­n.

Ke qenë nja nga futbollist­et që vishej më bukur, sot çfarë marrëdhëni­e ke më stilin?

Duhet të jem i sinqertë më ty, unë 90% të kohës vishem me tuta. Por, nusja ka ndikuar në mënyrë jashtëzako­nisht shumë pozitive dhe cilësore në mënyrën si vishem, sidomos prej kohës që jemi bashkë. Dihet që nuk i krahasojmë dot italianët me shijet e një vendi tjetër.

Është bërë një dokumentar për ty, me trego pak për projektin?

Projekti mori jetë 6 muaj pasi e kisha lënë futbollin. Nuk e kisha absolutish­t në plan të bëja diçka, qoftë një libër. Pastaj thashë pse jo, sepse për të bërë diçka në mënyrën e duhur duhet kapur momenti dhe momenti është sa është i nxehtë se dhe kujtimet dhe njerëzit shprehin emocionet kur janë të freskëta. Nuk arrin t'i tregosh të gjitha, por në fund kam qenë i kënaqur që kam pranuar sepse është një punë që mbetet dhe e tregon dhe në të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania