Panorama Sport (Albania)

Tirana prek kualifikim­in, Ngo Ngo i i bën bën “zbor” “zbor” Laçit Laçit

Anglezi dopietë dhe asist për Hasanin, gjyqtarët e bëjnë baltë

- OLSI AVDIAJ

Majkëll Ngo sh katërron i vetëm Laçin dhe praktikish­t kalon Tiranën në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë. Anglezi i bën të gjitha në 12 minuta, duke filluar nga golat dhe asistet dhe duke i dhënë fitoren Tiranës, që mund të luajë e qetë ndeshjen tjetër të Kupës, pas dy javësh. Bardheblut­ë tregohen të kujdesshëm me një mbrojtje hermetike të dirigjuar nga Turtulli, mesfushë mur me dyshen Maveje-Karabeci dhe Ngonë që di të bëjë liderin në momentin delikat të lojës. Sa për kurbinasit, goditja është shumë e rëndë. Vetëm në ëndrrat më të këqija skuadra mund të pësonte tre gola dhe praktikish­t pas ndeshjes së djeshme, Laçi është jashtë Kupe, sepse mrekullia mund ta kualifikoj­ë skuadrën e Prengës dy javë më pas.

PJESA E PARË - Ndeshja nis e qetë me skuadrat që duket se kanë frikë të luajnë dhe bëjnë shumë gabime në pasim. Si fillim, Laçi ka një pretendim për penallti. Gjuajtja e parë në portë regjistroh­et në minutën e 23-të me Kobinën, por nuk është ndonjë hata. Duket qartë se skuadrat kanë frikë të hapen, ndërsa Laçi mendon vetëm për mbrojtjen. Në minutën e 36-të, Xhixha është gjendur i vetëm përballë portierit Abibi duke pasur një rast të shkëlqyer për të shënuar, por asistenti Edlir Malo e konsideron pozicion të parregullt. Gabim ky i anësorit që përsëritet dy minuta më vonë me Kobinën që jep një top për Ngonë, i cili pason te Greca që shënon gol, por është pozicion i rregullt, ndërsa për anësorin pozicion jashtë loje. Dhe nuk ka mbaruar, sepse i njëjti gabim përsëritet në minutën e 40-të me Hasanin që është pozicion jashtë loje sipas gjyqtarit, edhe pse pamjet filmike tregojnë se Ngoja ka pasuar te shkodrani, i cili është në pozicion të rregullt. Pjesa e parë mbyllet me një tjetër gabim të gjyqtarëve, pasi Laver Alla ndal Xhixhën që lëshohet drejt portës dhe duke dhënë faull në favor të laçianëve, por duke mos lënë avantazhin.

PJESA E DYTË nis pa ndryshime, por me Tiranën në sulm. Si fillim është Selmani ai që duket nga zona e Selmanit. Më pas i zakonshmi Turtulli si gjithmonë nga më të mirët në fushën e lojës, në minutën e 50-të me një goditje me kokë i shkon shumë pranë golit, por është pa fat. Laçi duket se është dorëzuar dhe menjëherë përfiton Majkëll Ngoja. Imami lë qendrën e mbrojtjes dhe në minutën e 53-të kroson në qendër të zonës kurbinase për Ngonë në zonë, dhe anglezi qetësisht godet me kokë dhe 1-0. Festë në akullin e “Selman Stërmasit”. Laçi mundohet të reagojë por nuk ka fuqi, sepse Hasani dhe Kobina në minutën e 58-të mund të dyfishonin rezultatin, por ganezi tregohet i papërgjegj­shëm dhe nuk pason topin. Gjithsesi, goli është në ajër. Kombinimi Hasani-Ngo sjell golin e dytë të Tiranës. Shkodrani i jep anglezit një top në zonë, me

këtë të fundit që rrotullohe­t menjëherë, godet dhe 2-0. Festa e madhe përsëritet tetë minuta më vonë në minutën e 73-të me golin e Hasanit. Aksion perfekt i Kobina-Ngo, me këtë të fundit, i cili pason te shkodrani Hasani që e konkretizo­n aksionin me gol, pasi gjendet në vendin e kohën e duhur brenda zonës. Bardheblut­ë në avantazh të trefishë dhe me një këmbë në turin tjetër. Mundohet Najdenov 13 minuta nga fundi të surprizojë Tiranën, por Abibi është i vëmendshëm. Prenga hedh në fushë edhe dy sulmues të tjerë, por nuk ka gol, ndonëse Tirana tërhiqet e gjitha në mbrojtje dhe pas tre minutave shtesë ia del të fitojë 3-0 takimin e parë të Kupës, por ndonëse duhen edhe 90 minuta të tjera, skuadra e Memës është praktikish­t në gjysmëfina­le. Zhgënjim mund të quhet Laçi që pas shumë vitesh e sheh veten jashtë Kupës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania