Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Interi ia del edhe me mungesa

"Pres më shumë se maksimumin, qurravitje­t s'na kualifikoj­në"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një fitore për të rua jtur hapin në Ligën e Europës dhe për të mbajtur shpresat për një trofe. Një fitore për t'i dërguar një sinjal edhe Milanit. Luçiano Spaleti i ka lojtarët e numëruar, por kjo nuk e bën më pak të gatshëm për sfidën e sotme ndaj Frankfurti­t. 50 mijë zikaltër për t'i dhënë zemër ekipit nesër në stadium, e rreth 14 mijë kundërshta­rë. Tekniku i Interit e ka të qartë misionin, teksa në konferencë­n e djeshme për shtyp, shpjegoi: "Nuk duhet të qahemi për mungesat, sepse ky fakt nuk na kualifikon. Jemi ne trajnerët që duhet të frymëzojmë skuadrën, ndaj e them hapur se kemi gjithçka na nevojitet për të kaluar turin. Keita është në rregull, ndërsa Brovoziç do të ulet në stol. Paraqitemi në këtë ndeshje me letrat në rregull, pa asnjë truk ekstra për të na motivuar. Djemtë duhet të mendojnë për Ajntrahtin dhe jo për Milanin. Cilido që nuk kupton momentin, mbetet mediokër. Këto janë raste kur gjithkush duhet të japë më shumë se maksimumin. Duhet të paraqitemi më mirë sesa kemi bërë deri më sot".

PROTAGONIS­TË - Për të kaluar turin, Interit i bën punë vetëm fitorja. Spaleti është i vetëdijshë­m, por njëkohësis­ht kërkon të shmangë çdo trysni të mundshme, duke sqaruar: "Fakti që duhet fituar me çdo kusht nuk ndryshon asgjë në lojën tonë. Duhet të ruajmë përqendrim­in, sepse në këto ndeshje o vazhdon, o del jashtë. Duhet të vëmë në 'pjatë' të gjithë përvojën, dinakërinë, pjekurinë, por pa kaluar në mendjemadh­ësi". Interit në nivel individësh nuk i mungojnë këto cilësi dhe Ivan Perisiç është njëri syresh. Pa Ikardin, i takon kroatit roli i liderit, me Spaletin që vijon fjalën e tij: "Ivan ka formë fizike dhe vrapime në repertor. Në ndeshjen e parë pati një mbilodhje muskulore dhe nuk e shpalosi dot potenciali­n. Uroj që të luajë i lirë mendërisht, sepse karakteris­tikat e tij janë shumë të vyera. Ashtu si edhe të të tjerëve, por Perisiç ka më shumë cilësi".

TË TJERËT - Me 11 lojtarë e tre portierë në dispozicio­n, Spaleti nuk e ka luksin e dyshimeve për sot në mbrëmje (21:00). Nëse ka një dilemë, ajo i përket sulmit, ku Keita dhe Politano duelojnë për një fanellë titullari si 9-sh fals. Duke pasur parasysh dëmtimin e senegalezi­t dhe mundësinë e një sfide në shtesë, Politano kuotohet më shumë për ta nisur sfidën nga minuta e parë. "Është çështje interpreti­mi, momenti dhe ecurie të garës. Politano mund të bëjë fare mirë pykën, por pak rëndësi ka kush luan. Djemtë duhet të bëjnë maksimumin. Mund t'ju konfirmoj se Brozoviç do të ulet në stol, teksa Borha do të luajë. Për rreshtimin defensiv dhe se kush do të jetë në sulm, po ju lë ta zgjidhni ju", përfundoi Spaleti.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania