Panorama Sport (Albania)

Gafë e Bakajokos, tërbon Gatuzon para derbit

Francezi me celular në dhomat e zhveshjes, trajneri kuqezi bën formacioni­n për Spaletin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas 22 ndeshjesh rad hazi, Tiemue Baka joko pushoi fundjavën e kaluar ndaj Kievos. Mungesa e francezit u ndie, por falë rezultatit kaloi pa u komentuar shumë në media. Me thuajse 12 ditë pushim, nga ai pritej të ishte një nga shtyllat kuqezi të dielën ndaj Interit, por me gafën e bërë dje, në mos vendin, rrezikon ndonjë tërheqje veshi nga trajneri i tij.

STËRVITJA

Pas seancës stërvitore të grupit, Tiemue Bakajoko ka filmuar një kërcim me Kesin dhe Paketan. Teksa qeshte me shokët, mesfushori ka vendosur të postojë imazhet në rrjete sociale, pa vënë re një detaj të rëndësishë­m. Në fakt, në postimin e tij vihet re një tabelë ku është i paraqitur formacioni i Interit ose të paktën rreshtimi që Gatuzo pret që Spaleti të bëjë në derbi. Aty dallohen zikaltrit të rreshtuar me skemën 4-3-3 me mesfushën rivale të përbërë nga Galjardini, Vesino dhe Borha Valero. Me sa duket, Gatuzo nuk e ka llogaritur rikthimin e Marselo Brozoviçit, i cili sot është në stol ndaj Frankfurti­t, por në derbi vështirë se do të mungojë.

RREGULLORJ­A

Duke qëndruar te filmimet e Bakajokos, nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e klubit. Lojtari nga ana e tij ka nxituar të fshijë postimet, por nuk i ka bërë mirë llogaritë, duke qenë se ndjekësit i kishin kopjuar për t'i bërë më pas virale në rrjete sociale. Në klubin e Milanit rregullorj­a nuk e lejon përdorimin e celularëve në dhomat e zhveshjes, e aq më tepër publikimin e imazheve të paautorizu­ara. Bakajoko për momentin mbase nuk rrezikon fanellën e titullarit, por vështirë se do t'i shpëtojë qortimeve dhe ndonjë gjobe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania