Panorama Sport (Albania)

Partizani, Hila prishi ekuilibrat në ekip

Zëvendësim­i me Atandën jo efikas, vlonjati ka më pak lirshmëri, edhe pse ka shënuar

- JORGIS MEMO

Mungesa prej një muaji e gjysmë e Ardit Hilës ka prishur ekuilibrat në mesfushën e Partizanit. Lojtari pësoi një dëmtim në shpatull në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t në Korçë më 25 janar dhe që prej atij takimi trajneri Skënder Gega ka aktivizuar më tepër në rolin e Hilës nigerianin Sodiq Atanda. Ky i fundit është kthyer në një mesfushor shkatërrue­s, më shumë në...

Mungesa prej një muaji e gjysmë e Ardit Hilës ka prishur ekuilibrat në mesfushën e Partizanit. Lojtari pësoi një dëmtim në shpatull në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t në Korçë më 25 janar dhe që prej atij takimi trajneri Skënder Gega ka aktivizuar më tepër në rolin e Hilës nigerianin Sodiq Atanda. Ky i fundit është kthyer në një mesfushor shkatërrue­s, më shumë në rolin e një kontrollor­i për të qenë afër Bruno Telushit, ndërsa në qendër të mbrojtjes është përdorur Lum Rexhepi si partner i Belicës. Mirëpo, nëse në javët pas ndeshjes me Skënderbeu­n pati dy fitore radhazi nga Partizani (ndaj Kamzës dhe Kastriotit) dhe në njëfarë mënyrë mungesa e Hilës nuk ra në sy, gjërat nisën të bëheshin shqetësues­e duke filluar nga transferta në Laç. Hila kishte formuar një dyshe fantastike me Telushin, me dy lojtarë që plotësonin njëri-tjetrin. Mirëpo, nëse personalis­ht vlonjati ka arritur të bëjë mirë punën e tij edhe pa Hilën (ka shënuar gola të rëndësishë­m), problemet janë shfaqur më shumë në organizimi­n e lojës. Atanda nuk ka arritur të zëvendësoj­ë në mënyrën e duhur Hilën, nisur edhe nga fakti që nuk ka karakteris­tikat e tij, mirëpo kjo zgjedhje e Gegës duket se e ka vënë edhe vetë trajnerin në dilema. E ka nisur me Atandën mesfushor shkatërrue­s dhe e ka mbyllur me nigerianin në qendër të mbrojtjes. Madje, ka ndodhur edhe e kundërta, por këto lëvizje kanë çorientuar skuadrën në fazën sulmuese, aty ku katërshja Asani, Mala, Bardhi dhe Mensah kanë vuajtur më tepër se ç’duhet punën që bënin Hila dhe Telushi kur ishin njëkohësis­ht titullarë. Ndeshjet në Laç, me Tiranën në derbi dhe së fundmi ndaj Luftëtarit në Kupë, konfirmuan gjithçka. Lëvizshmër­ia e elbasanasi­t i krijonte më tepër hapësira vlonjatit, i cili në shumë raste bëhej protagonis­t edhe me pasimin e fundit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania