Panorama Sport (Albania)

Rexhinaldo tremb Kukësin, në Korçë vlen vetëm fitorja

Sulmuesi: Shpresoj të jem gati për Skënderbeu­n

- SITUATA Skerdilaid Sulozeqi

Barazimi me në Durrës ka komplikuar kualifikim­in e Kukësit për në gjysmëfina­let e Kupës së Shqipërisë. Dhe sikur të mos mjaftonte fakti që Teuta i barazoi për vetëm 4 minuta, tashmë rrezikojnë edhe Arturo Rexhinaldo­n. Autori i golit të parë la fushën i dëmtuar dy minuta pasi filloi pjesa e dytë. Ai kërkoi ndërrim, duke krijuar panik në kampin verilindor. E megjithatë, vetë mozambikas­i shpreson që të mos ketë asgjë serioze dhe të jetë gati për Skënderbeu­n. "I lumtur që shënova një gol, por i trishtuar për zëvendësim­in pasi u lëndova. Shpresoj të mos jetë asgjë serioze dhe të ndihmojë ekipin të shtunën. Duke barazuar me dy gola jashtë shtëpie, shkojmë me një avantazh në ndeshjen e dytë. Forca Kukësi", shkruante Rexhinaldo në llogarinë e tij në "Instagram". Sulmuesi dje nuk ka dalë në stërvitje, po ashtu si pjesa tjetër e grupit që luajti në Durrës nga minuta e parë. Stafi teknik kishte vendosur që t'i linte pushim titullarët. Afrikani ka marrë një goditje në gju, që e lë pezull për ndeshjen e kësaj fundjave. Nga ana tjetër, janë drejtuesit e Kukësit që besojnë se lojtari do jetë gati. Rexhinaldo do të kryejë sot vizitat përkatëse dhe pas tyre do të merret edhe vendimi nëse ia del ose jo. Me shumë gjasa, 28-vjeçari do të jetë gati ndaj Skënderbeu­t.

- Dy fitoret radhazi ndaj Kamzës e Luftëtarit në kampionat bënë që morali i skuadrës veriore të rritej dhe ajo u reflektua edhe ndaj Teutës në Kupë. Skuadra e Cungut dominoi takimin për 80 minuta, duke qenë në avantazh 2-0 dhe në fund u ndëshkua. E megjithatë, presidenti Safet Gjici nëpërmjet drejtuesev­e u kërkoi lojtarëve që të fitojnë në Korçë dhe pastaj të mendojnë për kualifikim­in. Të gjithë janë të bindur për kalimin më tej në Kupë, aq sa edhe kreu i klubit ka vendosur që të anulojë vendimin e marrë për pezullimin e rrogave. Llogaritë për Skënderbeu­n janë të qartë, pasi vlen vetëm fitorja. Kur dihet që luajnë një ditë para Partizanit, kanë shansin e madh që duke fituar të fusin nën presion kundërshta­rin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania