Panorama Sport (Albania)

Policët largojnë të padëshirua­rit, Hasani vë rregull në fushë

-

Ndeshja është luajtur pa tifozë, për shkak të dënimit të tifozëve të Tiranës për sjelljen e tyre në takimin derbi.

I pranishëm në stadium ishte edhe presidenti i Tiranës, Refik

Halili, si dhe ai i Laçit, Pashk Laska.

Presidenti Pashk Laska, drejtori Naim Halili dhe trajneri Besnik Prenga për gjatë gjithë kohës së nxehmjes e kanë ndjekur ekipin në fushë.

Gjatë hyrjes së skuadrave në fushë, Besnik Prenga ka takuar gjithë skuadrën e tij, ndërsa Tirana për çështje fati sërish është ulur nga krahu i qytetit dhe jo nga krahu i Liqenit.

Mema nis kritikat që në minutën e parë me Kobinën, Mavejenë dhe më pas i kërkon kapitenit Karabeci që të rreshtohen mirë në mesfushë.

“O Erando ndërroje një çik më shpejt lojën”. Më pas nuk harron të flasë me Hasanin. “Çohu një çik më shpejt, o Edon!”

Si trajneri Besnik Prenga dhe kapiteni Selmani gjatë gjithë pjesës së parë kanë udhëzuar lojtarët e tjerë që të jenë të vëmendshëm. “Topi i parë, kujdes!”

Prenga në minutën e tretë të lojës kërkon penallti për një prekje të mundshme me dorë të

Hoxhallari­t, pasi ky i fundit nuk merret vesh me Abibin. I gjithë stafi i Laçit proteston në adresë të anësorit.

Në fund të takimit, trajneri Besnik Prenga është takuar jashtë stadiumit me Erjon Hoxhallari­n, ndërsa Refik Halili ka takuar disa nga lojtarët e Tiranës që ishin me Bedri Grecën.

Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, ishte një nga të pranishmit në tribunën VIP të “Selman

Stërmasit”.

Ndryshe nga takimet e mëparshme, masat e sigurisë për një ndeshje pa tifozë ishin shumë të rrepta. Edhe një tifoz, i cili ishte te tribuna përkarshi gjatë lojës u nxor jashtë nga forcat e sigurisë private.

Në fund të ndeshjes disa nga lojtarët kanë festuar në një nga lokalet e ish-Bllokut fitoren e djeshme të bardhebluv­e. Majkëll Ngo nuk respekton “fair play”-n dhe për pak sa nuk rrezikon të shënojë portën e Laçit. Më pas bardheblut­ë e kthejnë topin te krahu i kurbinasve, për të mos pasur keqkuptime. Anglezi sërish protagonis­t, i cili shfryn për një faull të dhënë kundër. Ngoja i kap dorën gjyqtarit që të mos nxjerrë karton të verdhë, sepse protestoi duke i rënë topit me forcë, por Alla e kërcënon me karton të kuq.

Pas golit të tretë, tensioni ka qenë në maksimum në stolin e Tiranës. Në një moment nga pankina dëgjohet thirrja e Erjon Xhafës. “Vazhdo lojën Eni, më serioz!” Ndërsa Edon Hasani gjatë lojës urdhëron Dokën të lërë qendrën e mesfushës dhe shkojë në krah, pasi ai është vendi i tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania