Panorama Sport (Albania)

Halili: Ja si ia del Tirana

“Me Muzakën i keni nxjerrë ujin e zi, duket sikur jep përqindje për gjyqin”

- OLSI AVDIAJ

Refik Halili ka qenë shumë i qetë në fund të takimit. Ka pranuar se nuk do të merret me gjyqtarët edhe pse dje sërish mund të kenë gabuar. Në intervistë­n e tij për mediat e pranishme në stadium, Halili u shpreh se çështja “Muzaka” ka qenë më e vështira dhe i ka sjellë shumë dëm të madh klubit. Nga ana tjetër, presidenti foli për Majkëll Ngonë që sipas tij është lojtari më i mirë i ekipit. Gjithsesi, edhe anglezi ka defektet e tij, por që rregullohe­n nga vetë sulmuesi i bardhebluv­e. Ja intervista me Refik Halilin...

Ndeshja e radhës që ju nuk e humbni këtë vit…

Ishte një ndeshje, që në përgjithës­i na kënaqi, rezultati ishte shumë i mirë për ne, pasi është goxha i mirë. Shpresojmë që të vazhdojmë ecurinë kështu siç e kemi nisur këtë sezon.

Keni një koment për dy rastet në pjesën e parë të ndeshjes?

Në përgjithës­i nuk kam folur fare për çështje gjykimi. Nuk e di. Pamë që nuk u dhanë disa faulle apo pozicione, por ç’rëndësi ka, janë pjesë e lojës. Në fund, rezultati i takimit ishte ai që na kënaqi, kështu që nuk merremi fare.

President, nëse do të shkohet deri në fund, shpresohet për trofe?

Shiko, është shpejt për të folur. Për mua është diçka e mirë që po ecën ekipi. Një sezon që e kemi thënë para ca kohësh, ku i lamë të këqijat. Shpresoj që skuadra të bëjë mirë dhe të dëgjojë fjalët e mia. Po më dëgjuan, do të dalin mirë. Gjithsesi, uroj të kualifikoh­emi dhe të ecim para në kampionat.

Si po shkoni nga ana administra­tive? Me Muzakën?

Këtë pyetje është mirë t’ia bësh Muzakës, jo mua. Ia keni nxjerrë ujin e zi me këtë pyetje klubit të Tiranës. Shpresoj që ai vetë t’ju ketë dhënë përqindje, duke qenë se nuk kanë pushuar komentet për të.

Ju vjen keq që Ngo ndenji 7 javë jashtë, sepse vetë e keni thënë që në kohën e Ze Marias se duhet të punohet me atë djalë?

Për mua Ngo është lojtari më i mirë i klubit tonë, por në atë kohë ka pasur problemet e tij. Me thënë tamam është grindur edhe me veten e vet, ndaj them se i ka bërë mirë edhe kjo. Tani po ia merr frytet kthesës që ka bërë.

Meqë jemi te Ngo, si qëndron çështja e rinovimit të kontratës së tij?

Është shpejt për të folur, gjithsesi neve në heshtje vazhdojmë të diskutojmë dhe punojmë të gjithë në

klub për vazhdimësi­në e këtij grupi. Kemi një bashkëpuni­m të shkëlqyer që nga drejtuesit e klubit, nga unë, e deri tek i fundit. Kemi marrëdhëni­e të shkëlqyera, ndaj shpresojmë të mos na marrin mësysh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania