Panorama Sport (Albania)

Mema: Ekipi fitues nuk ndryshon

-

Ardian Mema në fund të ndeshjes ishte në qiellin e shtatë. Në “Gol pas Goli” të “SuperSport”, pas fitores me Laçin, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, tekniku është shprehur i kënaqur me ekipin që ka në dispozicio­n dhe është shprehur se mund t’i përballojn­ë të dyja kompeticio­net, si kampionati­n ashtu dhe Kupën.

Mendoni se keni prerë biletën për në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë?

Nuk jam shumë i kënaqur, sepse kemi pasur edhe probleme. Gjithsesi, rezultati të kënaq. E kishim përgatitur mirë ndeshjen me Laçin, në 2-3 mënyra. Ekipi u shpreh mirë në pjesën e dytë, zbatuan detyrat që u kisha dhënë.

Sa larg do të shkojë Tirana në Kupë dhe a mund ta fitojë sërish trofeun?

Është rezultat i mirë, na jep garanci. Laçi nuk është ekip i dobët, pavarësish­t si e gjetëm sot(dje).

Në ndeshjen e kthimit do të ketë minuta për lojtarët që nuk aktivizohe­n?

Nëse ekipi luan mirë, nuk do të ndryshoj formacion apo do të bëj ndërrime.

Për 3 ditë keni ndeshje në kampionat, e keni kontingjen­tin për të dyja kompeticio­net?

Nëse ekipi po luan mirë, nuk kam pse të bëj zëvendësim­e. Ju e dini vetë, pasi jeni dhe trajner (drejtuar Memellit). Janë afruar Oduamadi dhe Sentamu, Tirana e ka kontingjen­tin e duhur për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit. Çdo lojtar duhet të më tregojë që e meriton për të luajtur dhe, pse jo, mund të luajnë të gjithë. Por në momentin që gjërat shkojnë mirë, nuk e kuptoj pse duhen bërë zëvendësim­e. Në 2019-ën, ky grup ka luajtur shumë mirë dhe kanë krijuar një fizionomi loje. Kur kemi rezultate, nuk kemi pse bëjmë ndryshime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania