Panorama Sport (Albania)

Anglezi: I bindur, fitojmë Kupën e Shqipërisë

Flet sulmuesi i bardhebluv­e pas takimit me Laçin

-

Majkëll Ngo është lideri i Tiranës së re. Golat e tij kanë ndryshuar skuadrën bardheblu dhe praktikish­t i kanë dhënë kualifikim­in Tiranës për në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë. Majkëll Ngo ishte përzgjedhu­r nga të gjithë si lojtari i ndeshjes. Dy gola dhe një asist e përligjin këtë. Anglezi është shfaqur i kënaqur pas takimit. Në një prononcim për “Supersport”, sulmuesi u shpreh se çdo lojtar që vesh fanellën e Tiranës duhet të jetë lider në fushë duke dhënë edhe ndryshimet nga pjesa e kaluar e sezonit, ku Tirana nuk po bënte paraqitje të mira.

Ngo, jeni kthyer në lider i skuadrës?

Kur futem në fushë, kam një dëshirë që të luaj mirë dhe të jap 110%. Por nuk jam unë i vetmi lider, edhe 10 lojtarët e tjerë që ishin sot në fushë. Ju e patë lojën dhe besoj se jeni dakord me mua. Të vazhdojmë kështu të gjithë së bashku.

Si ka ndryshuar një skuadër si Tirana nga 2018-ta në 2019-ën?

Jemi më të bashkuar si skuadër, trajneri ka bërë një punë shumë të mirë. Në 2018ën nuk sakrifikon­im për njëritjetr­in. Këtë vit, shihet në rezultate që ne po sakrifikoj­më për njëri-tjetrin dhe kjo na bën një grup më të fortë.

Keni luajtur pak më ndryshe se në takimet e tjera...

Sot qëndrova më afër zonës, pasi Laçi luan një sistem loje të pabesueshë­m. Ata e mbingarkoj­në mesfushën dhe lënë hapësira në prapavijë, prandaj luajta në vijën e fundit, krahas mbrojtësve të qendrës. Pastaj, sot(dje) kisha fat dhe i shfrytëzov­a rastet.

Cili është objektivi i Tiranës në këtë moment që flasim, si në kampionat dhe në Kupë?

Tirana ka forcën të fitojë Kupën dhe të parakalojë shumë skuadra në renditje sa i takon kampionati­t, gjithmonë nëse bëjmë lojën tonë dhe marrim rezultatet e duhura.

Mund të themi se jeni ambientuar shumë mirë me Superioren...

Nëse je një lojtar i mirë dhe mendja jote është në vendin e duhur, nuk shikoj asnjë arsye pse nuk mund të luash mirë. Unë personalis­ht i di aftësitë e mia. Tani e kuptoj trajnerin dhe lojtarët, gjërat do të bëhen edhe më mirë. Gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania