Panorama Sport (Albania)

Një malazez “kërcënon” Kukësin

Flet Idriz Toskiç: Takimi me Teutën na dha besim, ky është momenti që nuk duhet të lëmë më pikë

- LLAZI SARO

Skënderbeu është duke pritur ndeshjen e radhës ndaj Kukësit, takim i cili vlen shumë për korçarët në përpjekje për t'i dhënë fund krizës së rezultatev­e dhe mbi të gjitha për të ngjitur shkallët e renditjes në pozicionet që të japin të drejtën e pjesëmarrj­es në Europë sezonin e ardhshëm. Edhe pse nuk ka diçka të sigurt nëse Skënderbeu do të jetë pjesë e Europës për shkak të dënimit nga UEFA (pritet vendimi i KAS), në Korçë mendojnë vetëm se si të sigurojnë zonën që të kualifikon në Europë. Për malazezin Idriz Toskiç, Skënderbeu ka dhënë shenja të mira reagimi në javët e fundit dhe tashmë ka ardhur momenti që të mposhtë Kukësin. Në bisedën për "Panorama Sport", 23-vjeçari i ardhur gjatë merkatos së janarit beson shumë se Skënderbeu do të fitojë. Për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit, Toskiç ka theksuar se ekipi është i karikuar psikologji­kisht. "Jemi në një moment të mirë psikologji­kisht, pasi kemi qetësinë e duhur. Ndeshja e fundit me Teutën na dha besimin se jemi në rrugën e duhur, teksa duhet vetëm pak më shumë përqendrim gjatë një ndeshjeje. Ndërprerja e kampionati­t ndikoi te ne dhe nëse rikthehen lojtarët e dëmtuar, mendoj se çdo gjë do shkojë pozitivish­t. Gjithsesi, për momentin na intereson ndeshja e radhës me Kukësin, e cila ka një rëndësi të veçantë për ne. Gjatë këtyre ditëve, shokët e ekipit që kanë kohë që luajnë këtu më kanë treguar se bëhet fjalë për një takim të ngjashëm me një derbi. Janë dy skuadra që kanë rivalizuar shumë në vitet e kaluara dhe të tilla ndeshje janë të rëndësishm­e. Koha ka treguar se një derbi nuk luhet, por fitohet. Për këtë ne do të bëjmë më të mirën e mundshme për të marrë trepikëshi­n në këtë ndeshje. Është një takim ku duhet dhënë gjithçka dhe sigurisht që kjo na motivon më shumë", deklaroi fillimisht malazezi Toskiç, i cili deri më tani ka luajtur 111 minuta me korçarët

(dy ndeshje si titullar).

PARAQITJA

Mesfushori u ndal edhe te grupi aktual i Skënderbeu­t dhe dëshira për të luajtur në Europë me këtë ekip. "Nëse shohim që nga koha kur unë kam ardhur këtu, mund të flas për një ekip që ka cilësi dhe mbi të gjitha ekziston dëshira për të bërë më të mirën. Është një skuadër e kompletuar dhe normalisht gjithë ato arritje vijnë nga mënyra sesi ky klub funksionon. Ajo që pres tani është që të bind drejtuesit për aftësitë e mia dhe të jem pjesë e këtij ekipi edhe në të ardhmen. Dëshira për të luajtur në Europë me Skënderbeu­n është e madhe. Për këtë po punoj shumë më shumë për të treguar më të mirën. Shpresoj që gjithçka të shkojë sipas parashikim­eve", përfundoi mesfushori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania