Panorama Sport (Albania)

Luftëtarin e josh Kupa, Dinamo i mohonte finalen 37 vite më parë

Gjirokastr­itët kanë qenë në gjysmëfina­le me trajner Hito Hitajn

- Tomor Shehu

Fitorja 1-2 në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit, në ndeshjen e parë si udhëtues, të vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, ka shtuar entuziazmi­n te gjirokastr­itët. Ky mund të jetë viti i duhur për Luftëtarin për të shkuar deri në fund në kompeticio­nin e dytë më të rëndësishë­m në vend. Në historinë 90-vjeçare të klubit bluzi, arritjet në Kupë janë vetëm prania dy herë në gjysmëfina­le. Për herë të parë në vitin 1968, Luftëtari u përball po ndaj Partizanit, por në gjysmëfina­le, teksa u mposht me shifrat 1-4 nga të kuqtë. Në atë periudhë ndeshjet në këtë tur kanë qenë me eliminim direkt dhe jo me sistem vajtjeardh­je. Ndërsa për herë të dytë në gjysmëfina­le, Luftëtari ka arritur në vitin 1982, kur i drejtuar nga trajneri legjendar, Hito Hitaj, nuk mund të kualifikoh­ej për në finale pas dy përballjev­e me Dinamon. Në ndeshjen e parë të luajtur në Gjirokastë­r, pikërisht më 20 prill 1982, blutë e kryeqyteti­t fituan me shifrat 0-2 falë golave të Andrea Markos dhe të ndjerit Vasillaq Zëri me penallti. Në atë vit gjirokastr­itët kishin në përbërje yje të futbollit shqiptar si Kalluci, Boni, Seiti dhe Sefedin Braho. Por, ëndrra për të shkuar në finalen e Kupës mori fund, pasi edhe në takimin e kthimit në Tiranë më 27 prill 1982, Luftëtari nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0. “Të jem realist, nuk i mbaj mend mirë si ndeshje, por ka qenë një edicion ku i patëm mundësitë për të shkuar deri në finale, edhe pse nuk ia arritëm. Shpresoj që atë që nuk bëri ai brez, ta bëjë ky i sotmi, por është herët për të folur”, ka thënë dje për gazetën ish-trajneri i Luftëtarit, Hito Hitaj, i cili drejtoi një brez të artë në vitet ’70-’80, ku maksimumi ishte shpallja nënkampion i vendit. Ndërkohë, 37 vite më pas, Luftëtari ka shansin të përsërisë historinë, duke shkuar për herë të tretë në gjysmëfina­le dhe tentuar më pas finalen. Por, skuadrës së drejtuar nga Julian Ahmataj i duhet të luajë edhe një 90-minutësh për të kompletuar kualifikim­in. Fitorja 1-2 në transfertë e favorizon ekipin bluzi, por gjithçka do të shikohet në ndeshjen e 27 marsit, pasi specifika e Kupës nuk të lë të bësh llogari. Gjithsesi, Luftëtarit i mjafton edhe barazimi apo edhe një humbje 0-1 që të shkojë në gjysmëfina­le.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania