Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, “avullojnë” lojtarët

Trajneri Hasan Lika u beson kryesisht vendësve, vetëm Xhunior ka lënë gjurmë

- ADMIR URUÇI

Vllaznia po përjeton një prej sezoneve më të vështira në historinë e vet si klub 100vjeçar, ku është e detyruar të luajë në Kategorinë e Parë dhe të luftojë për ngjitjen në Superiore. Shkodranët janë aktualisht +8 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Erzeni dhe synojnë që ta sigurojnë sa më shpejt elitën. Gjatë këtij kampionati, edhe pse në fillim të sezonit u trumbetua fakti që do të afroheshin lojtarë të huaj të talentuar dhe drejtori sportiv, Engin Firat, nënshkroi marrëveshj­e bashkëpuni­mi me disa akademi nëpër botë, duket se klubi sheh më shumë te vendësit.

ENIGMA E JANARIT Në merkaton e janarit, Vllaznia bëri vetëm një afrim. Në ditën e fundit që lejoheshin lëvizjet, shkodranët lajmëruan nënshkrimi­n e kontratës për një vit me sulmuesin nigerian, Izuna Kristofer Metu Jezus, vetëm 19 vjeç. Një lojtar i ri i talentuar, pjesë e akademisë “Derby Fotball Academy”, një prej më të mirave në Nigeri, me të cilën drejtuesit kuqeblu nënshkruan kontratë bashkëpuni­mi disa javë më parë. Por, edhe pse ka kaluar rreth një muaj e gjymsë, lojtari ende nuk ka mbërritur në Shkodër. Burime në klubin shkodran bëjnë të ditur se ka probleme me dokumentac­ionin, por askush nuk jep një sqarim të qartë se përse ndodh kjo vonesë.

TË HUAJT - Ndërkaq, gjatë merkatos së verës së kaluar, me Vllazninë u bashkuan edhe tre lojtarë të huaj, mbrojtësi Dan Ignat dhe sulmuesit Xhunior dhe braziliani Eziamaka. Me kalimin e javëve, u vu re që vetëm braziliani Xhunior po shkëlqente, ndërsa në 19 ndeshje ka shënuar nëntë gola. Edhe Dan Ignat bëri një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë të sezonit, por në janar kërkoi

largimin nga skuadra, gjë që nuk u lejua nga drejtuesit. Ai ka luajtur në 16 takime dhe ka shënuar 1 gol. Në javët e fundit nuk është preferuar shumë nga trajneri Lika, kjo për shkak se nuk bëri fazë përgatitor­e. Ndërsa, sulmuesi nigerian Eziamaka duket se është jashtë planeve të stafit. Ai ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje duke shënuar dy gola.

VENDËSIT - Trajneri Hasan Lika njihet për përparësin­ë që u jep futbollist­ëve vendës. Ai preferon më shumë të rinjtë dhe lojtarët që e njohin mentalitet­in e futbollit

shqiptar. Vllaznia e këtij sezoni deri tani është mbështetur te vendësit që përbëjnë 80% të skuadrës. Dhe ekipi në 19 javë që janë luajtur ka arritur ta justifikoj­ë veten duke qenë +8 pikë nga Erzeni i vendit të dytë. Deri në fund të këtij kampionati, pritet që tekniku Lika t’i besojë të njëjtit formacion që ka provuar edhe në javët e fundit, ndërsa rezultatet kanë qenë të kënaqshme. Këtë fundjavë, grupi do të jetë edhe më i kompletuar me rikthimin e disa lojtarëve të dëmtuar që tashmë e kanë kapur formën e tyre maksimale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania