Panorama Sport (Albania)

Lushnja Lushnja largon largon “veteranët” “veteranët”

Gjyla: Nëse do ekip për të ardhmen, s'mund të vazhdosh më me 35-vjeçarë

- ALBAN ALUSHI

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, parala jmëron një revolucion në skuadër për sezonin e ardhshëm. Dihet tashmë që lushnjarët kanë dalë nga objektivat për këtë kampionat, pasi janë 10 pikë larg vendit të parë. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", Gjyla lajmëron se në vazhdim nuk do të ketë vetëm lojtarë 35-vjeçarë, pasi me ta nuk mund të shkosh larg.

GJYLA

"Vazhdojmë stërvitjen normalisht. Zgjatja e kampionati­t në këtë periudhë kur je pa motiv është e tepërt. Jo vetëm për ne, por për të gjithë skuadrat dhe për të gjithë trajnerët që nuk kanë më synime. Megjithatë, ne vazhdojmë të stërvitemi. E kam thënë pas ndeshjes me Bylisin, ne nuk kemi më objektiv madhor. Atë synim të parë që kishim për të qenë në 5shen e parë, e arritëm. Ashtu siç kemi thënë edhe më parë. Humbëm ndeshjen me Bylisin dhe diferenca shkoi në 10 pikë. Tani nuk kemi as çfarë të humbasin dhe as çfarë të fitojmë", deklaroi fillimisht tekniku verdhejesh­il. Gjyla thotë se skuadra duhet t'i fitojë ndeshjet që ka në këtë fazë, por theksin e vendos te të rinjtë që nuk e bindin. "Unë mendoj se skuadra me të vërtetë nuk ka objektiv, por përderisa stërvitemi, ndeshjet duhet t'i fitojë. Aq më tepër që e kam thënë dhe e them që Lushnja është i vetmi ekip në Shqipëri që ka premio për takimet. Kështu, që në momentin që ka premio për sfidat, kjo i motivon futbollist­ët. Kam thënë edhe herë të tjera, nuk është financa e para. Gjithsesi, teksa është, pse mos ta marrim. Objektivi që kam unë si trajner bashkë me stafin, është që të shikojmë futbollist­ët për të ardhmen, për vitin tjetër. Pasi çdo gjë për ne për të folur hapur, ka mbaruar. Do të shikojmë për Lushnjën e vitit tjetër, për futbollist­ët. Në Pogradec kam provuar 4-5 futbollist­ë, që i aktivizuam si rezultat i dëmtimeve që kishim. Mendoj se nuk na kanë bindur. Megjithatë, oreksi vjen duke ngrënë. Ndoshta i fusim në lojë, i provojmë dhe i shikojmë për vitin tjetër", deklaroi Gjyla. REVOLUCION­I

Më tej, tekniku flet për veteranët që janë pjesë e skuadrës. "Por, deri në këto momente, që i kemi futur këta futbollist­ë të rinj, nuk na kanë treguar asgjë. Në këtë fazë "play-off"-i është një mundësi për t'i riparë. Nuk ke se çfarë të shikosh tjetër. Nuk ke se çfarë bën më shumë se kaq. Pasi ne jemi mbajtur me disa futbollist­ë elite. Por, këta janë të moshës rreth 35 vjeç. Nuk mund të vazhdohet më. Nëse do të bësh një skuadër për të ardhmen, nuk mund të vazhdosh më me 35-vjeçarë. Kjo është e padiskutue­shme", përfundoi Gjyla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania