Panorama Sport (Albania)

Risi e mungesa, ja si pritet Shqipëria e Panuçit

Dëmtime dhe pezullime, italiani “krasit” shqiptarët e Spanjës

- OLSI TUJANI

Më në fund do të mësojmë edhe lojtarët e përzgjedhu­r nga Kristian Panuçi. Vetëm nëntë ditë nga ndeshja e parë kualifikue­se, italiani i Kombëtares shqiptare do të vërë në dispozicio­n të publikut listën me të grumbullua­rit e tij për ndeshjen me Turqinë dhe Andorrën. Të paktën, siç edhe ka njoftuar vetë Panuçi në një prononcim të fundit mediatik gjatë javës së shkuar. Po çfarë pritet këtë herë? Çfarë idesh ka përzgjedhu­r italiani dhe mbi të gjitha, çfarë lojtarësh ka thërritur për t’i vënë në zbatim ato?

LISTA - “Panorama Sport”, me anë të burimeve pranë institucio­nit të futbollit apo edhe Kombëtares shqiptare, ka mësuar se trajneri ka hequr dorë nga eksperimen­timet dhe sot pritet një listë me Kombëtaren “bazë”. Futbollist­ë të konfirmuar dhe elementë mbi të cilat italiani pritet që të bazojë punën e tij. Sigurisht, duke mos pasur paraprakis­ht një listë përpara, marshi i gabimit mund të jetë i pranueshëm, por burimet bëjnë me dije disa prej emrave të “përjashtua­r” nga kjo listë. Ermir Lenjani, Azdren Llullaku, Rei Manaj e Keidi Bare janë disa prej emrave që duket se Panuçi nuk i ka preferuar për këtë sfidë. Tre të parët kanë luajtur me skuadrat e tyre respektive, kanë shënuar dhe ofrojnë garanci për manovrën sulmuese. Ndërkohë, i fundit po bën mirë me Malagan në Ligën e Dytë spanjolle, duke fituar një vend titullari dhe duke marrë përsipër manovrën e skuadrës në këtë repart. Por, asnjëri prej të sipërpërme­ndurve nuk ka pasur një ftesë, të paktën deri dje, nga sa bëjnë me dije burimet. Një tjetër mungesë do të jetë ajo e kapitenit Mërgim Mavraj. Nisur nga pezullimi me 3 ndeshje, mbrojtësi nuk do të jetë në dispozicio­n. Gjithashtu, Odise Roshi nuk është riaftësuar ende në masën 100% për të qenë i gatshëm për grumbullim­in.

RISITË - Kristi Qose është një nga emrat e paktë që mund të jetë risi në këtë grumbullim. “Panorama Sport” e ka njoftuar prej ditësh ekskluzivi­sht grumbullim­in e shtatlarti­t të Ruzemberok. Rikthim në këtë listë mund të jetë ai i Armando Sadikut, i Eros Grezdës si dhe i Amir Abrashit. Tre lojtarë që kanë kaluar dëmtime në periudhat e fundit dhe që mund të japin shumë në Kombëtare. Ivan Balliu gjithashtu pritet të ketë një vend në prapavijë, po ashtu si edhe Myrto Uzuni apo Bekim Balaj në repartin e avancuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania