Panorama Sport (Albania)

“Lojtarët nxjerrin bukën në Greqi, me shqiptarët... nami”

-

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur për mediat greke mbi zgjedhjen që ka bërë Fiorin Durmishaj, i cili zgjodhi kombëtaren greke. Në një intervistë për “gazzetta.gr” trajneri i ekipit Shpresa ka përsëritur edhe një herë deklaratën e tij dhënë disa ditë më parë për Durmishajn në “Panorama Sport”. Ish-bomberi i Kombëtares ka luajtur për ekipet Apollon Smirnis, Levadiakos dhe Apollon Kalamarias. ZGJEDHJA E DURMISHAJT

- “Durmishaj ishte pranë meje për dy vjet në Kombëtaren U21. Është një lojtar me të cilin kemi folur shumë herë, një djalë i mirë dhe futbollist i zoti. U çmenda kur mësova se zgjodhi Greqinë. Por, unë i njoh shumë mirë gjërat në Greqi dhe në të shkuarën kemi parë edhe Kolën tek Olimpiakos­i. Lojtarët nxjerrin bukën në Greqi, por zemrën e kanë te Shqipëria. Fola me Durmishajn dhe më kërkoi ndjesë që shkon te Greqia. E respektoj sigurisht, por nga Kombëtarja nuk merr dot para. Kombëtarja greke është pak më lart se ajo shqiptare, por përmes Greqisë nuk bën dot një karrierë të madhe. Të zgjedhë një shqiptar Gjermaninë apo Norvegjinë jam dakord, do e kuptoja. Por, grekët nuk i duan shqiptarët në kombëtare”.

PANUÇI – “Nuk e di nëse Durmishaj e ka marrë vetë këtë vendim. Mund të jetë i ati ose menaxheri i tij që e kanë ndikuar. Arsyeja se pse ai nuk luajti dot me Shqipërinë është se po bënte ushtrinë dhe nuk mund të lëvizte jashtë shtetit. Kisha folur me Panuçin për Durmishajn dhe ai do ta ftonte në kuadër të ndeshjeve me Turqinë dhe Andorrën”.

OFERTA E GREQISË – “Nuk e di nëse kur veshin fanellën e Greqisë ndiejnë diçka. Zemra e tyre duhet të rrahë për ngjyrat kuqezi. Nëse i kanë premtuar para dhe një transferim të bujshëm Durmishajt përmes kombëtares greke, është një gënjeshtër. Jam i sigurt se do të bëhet pishman. E njoh shumë mirë Greqinë. Nuk mund të imagjinoj tre lojtarë shqiptarë në kombëtaren greke, pasi Greqia do bëhej kombëtare shqiptarës­h. Është një shtet me 11 milionë banorë dhe nuk mund të mbështetet mbi talentet me origjinë shqiptare”.

GREQIA ME SHQIPTARË – “Shqipëria nuk është më si 20 vite përpara, ndaj më surprizon zgjedhja e Durmishajt. Në kombëtaren greke do të luajë vetëm nëse është Mesi, sepse nuk ka shanse të aktivizohe­t. Imagjino sikur në një ndeshje me 3-4 shqiptarë gjërat të mos shkojnë mirë. Do të bëhet nami. Do të irritohet publiku dhe s’do jetë mirë për Greqinë. Nuk e kuptoj pse Greqia po mbështetet mbi lojtarët shqiptarë”.

TALENTI 17-VJEÇAR - “Kam ftuar për Turqinë djem si Vrushaj dhe 17-vjeçari Bullari. Nuk besoj se këta do të zgjedhin Greqinë”.

SHQIPËRIA – “Në Kombëtaren shqiptare luan Hysaj, i cili merr 23 milionë euro në sezon te Napoli. Strakosha, për shembull u rrit në Greqi, por luan për Shqipërinë dhe tashmë është te Lacio. Angelos Anastasiad­is që është tashmë trajner i Greqisë nuk e besoj se pas 2-3 vitesh do të jetë në atë post”, ka deklaruar Alban Bushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania