Panorama Sport (Albania)

Milanisti Qose: Dua Serinë A

“Kam pasur idhull Jaja Turenë, më pëlqen loja e Taulant Xhakës në rolin tim”

- OLSI TUJANI

Kristi Qose ka debu tuar me Ko mbëtaren shqiptare në vitin 2014 nën drejtimin e Xhani De Biazit, ndërkohë që në startin e kualifikue­seve, mesfushori shtatlartë do të jetë një nga risitë e Kristian Panuçit. 23-vjeçari i cili luan me Ruzemberok në Sllovaki, tregon për “Panorama Sport” emocionet e ftesës, planet për të ardhmen si dhe skuadrën që bën tifo në Europë.

Qose, pritet të jeni në listën e Kombëtares në këtë grumbullim. E konfirmoni?

Unë e kam pritur gjithmonë një ftesë nga Kombëtarja. Meqenëse edhe klubi tashmë e ka bërë zyrtare, po ua konfirmoj edhe unë që do të jem në Kombëtare në grumbullim­in e radhës.

Kush ju njoftoi që do të keni një ftesë nga Panuçi?

Erdhi letra në klub. Më thanë drejtuesit dhe më pas ishte edhe vetë klubi, i cili para pak ditësh e bëri publike këtë ftesë.

Sa emocionues­e ishte për ju dhe me kë e ndatë fillimisht këtë lajm?

Po, të them të vërtetën kur më thanë që do të jem në Kombëtare u gëzova shumë. Mirëpo, isha vetëm dhe nuk kisha me kë ta ndaja si kënaqësi (qesh...). Më vjen mirë që kam marrë këtë vlerësim pas asaj që kam treguar në fushë. Tani më duhet të punoj shumë dhe të bind edhe në grumbullim për çfarë mund të jap për përfaqësue­sen.

Keni komunikuar me Panuçin, i cili erdhi t’ju ndiqte me skuadrën?

Jo, në atë ndeshje nuk kam biseduar dot. Nuk arrita që të flas, por trajneri kontaktoi me drejtuesit e klubit.

E keni ndjekur Shqipërinë në Europian?

Patjetër që po, madje jo vetëm në Europian. E kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren, madje edhe në ndeshjet e saj miqësore.

Kush është idhulli i Qoses në futboll?

Për mua, si idhull ka qenë Jaja Ture, në atë periudhë kur ai ishte në formën e tij më të mirë dhe frymëzohes­ha prej lojës së tij.

Po nga Kombëtarja shqiptare?

Mund të them se më pëlqen si luan Taulant Xhaka në pozicionin tim.

Nga hera e parë në Kombëtare keni ruajtur kontakte me ndonjë?

Jo, nuk kam pasur kontakte me asnjë, as lojtarë apo as staf dhe punonjës. Kam njohur në atë periudhë vetëm Thomas Strakoshën, me të cilin kemi luajtur bashkë në Kombëtaret U-19 dhe U-21.

Çfarë nënkupton Kombëtarja për karrierën tuaj?

Është arritja më e madhe e karrierës sime deri më tani. Ka qenë një dëshirë dhe një ëndërr për mua që të bashkohem me të. Besoj që për çdo futbollist është diçka e madhe të përfaqësoj­ë vendin e tij.

Cilat janë synimet që keni në karrierë?

Momentalis­ht me ekipin kemi objektiv që të sigurojmë një vend në Kupat e Europës. Personalis­ht dua që të bëj mirë edhe në Kombëtare kur të jem, por çdo ditë edhe në

skuadrën time. Jam i prirë që të punoj shumë dhe që të shpërblej besimin që më është dhënë për të qenë me Kombëtaren.

A keni një kampionat të preferuar që e synoni?

Më pëlqen shumë Seria A. Në fakt, do të ishte një arritje e madhe dhe punoj shumë çdo ditë që ta arrij atë kampionat.

Me kë jeni tifoz në Europë?

Me Milanin!

A ka shanse Shqipëria të ëndërrojë edhe një herë Europianin?

Patjetër që po! Sipas meje shanset janë dhe ne duhet të bëjmë maksimumin për të mos na ikur. Sigurisht, në këtë grup një ekip si Franca është favoritja kryesore, por ne kemi shanset tona dhe duhet të luftojmë në çdo ndeshje. Nëse tentojmë maksimumin në çdo takim, atëherë në fund mund të kemi shanse për të bërë edhe llogaritë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania