Panorama Sport (Albania)

Gorea: Asnjë falsifikim, Goga lojë të pandershme

"Kishin qëllim vetëm që ne të humbnim shërbimet e lojtarit"

- ARTIN LLESHAJ

Vazhdojnë polemi kat ndërmjet dy skuadrave durrsake, Teuta dhe Goga në lidhje me basketboll­istin amerikan Erik Kobes. Pas akuzave të presidenti­t të skuadrës Goga Basket, Perikli Goga, i cili tha se Teuta ka falsifikua­r kontratën e lojtarit amerikan, gjë që solli edhe dështimin e afrimit të lojtarit në radhët e ekipit privat, vjen edhe replika nga skuadra e Teutës. Tashmë është presidenti i Teutës, Arqile Gorea, ai që sulmon ashpër ekipin tjetër të qytetit. "Kobes është një lojtar që ka kontratë me ne. Ai është grabitur nga Goga Basket, e cila e ka përcjellë deri në avion duke treguar se nuk ka qenë e interesuar për ta marrë lojtarin, por ka pasur qëllim vetëm ta largojë nga skuadra jonë. Unë nuk kam pse të fal- sifikoj dokumentet për një lojtar që është në kontratë me mua. Kjo është diçka e nxjerrë prej tyre që solli edhe largimin e Kobesit nga Shqipëria. Ne kësaj çështjeje do t'i shkojmë deri në fund, ku kemi kontaktuar edhe një avokat për ta ndjekur. Na kanë dëmtuar shumë, pasi Kobes ishte një lojtar shumë i mirë dhe këtë vit luante me dyfishin e pagës që ka pasur vjet. Lojtari e ka marrë kontratën te noteri dhe është diçka e vërtetuesh­me. Por, kjo që u bë është shumë e shëmtuar që nuk ka të bëjë aspak me sportin dhe me konkurrenc­ën e ndershme", tha Gorea. Më pas ai komenton edhe pjesën kontraktua­le që ka pasur me lojtarin amerikan: "Kontrata është e bërë te noteri dhe është depozituar brenda të gjitha rregullave në federatë. Gjithashtu është e depozituar te zyra e punës dhe e emigracion­it në Durrës, pasi ne i kemi nxjerrë edhe lejen e qëndrimit. Është e depozituar gjithashtu në Bankën Kredins në Durrës, aty ku lojtari ka llogarinë e tij. Pra, ai është një lojtar legal i Teutës, ku në kontratë ka një klauzolë ku thuhet se lojtarit i ndalohet kategoriki­sht të hyjë në bisedime me individë ose ekipe, të cilat bien ndesh me interesat e skuadrës. Në rast të kundërt, lojtari do të paguajë penalitete që do të merren nga vendimi i bordit. Ka edhe klauzolën e lëshimit, ku nëse lojtari gjen një kontratë më të mirë duhet të paguajë dëmshpërbl­imin që e vendos bordi", deklaron presidenti i Teutës, duke mohuar se ka parregulls­i në kontratën e basketboll­istit. Në fund, sipas Goreas, ekipi Goga Basket u ka shkaktuar dëme edhe me lojtarë të tjerë në të shkuarën: "Kjo është një lojë që Goga nuk po e bën tani për herë të parë. Ata edhe vitin e kaluar më kanë marrë disa lojtarë që kanë qenë të kontraktua­r nga ne. Megjithatë, me ndërhyrjen e presidenti­t të FSHB-së, Avni Ponari, i cili dëshironte që ta favorizont­e Gogën duke qenë se ishte një ekip i ri, unë ua lashë duke mos kërkuar penalitete. Edhe para 3 vitesh kanë bërë të njëjtën gjë duke më marrë dy lojtarë në mes të kampionati­t ku i ofruan punë në kompaninë e tyre. Këtu nuk po flasim për kualitete sportive për të kaluar kundërshta­rin, por këtu flitet për të dëmtuar kundërshta­rin për të dalë vetë përpara. Kjo s'më duket aspak e ndershme, as sportive dhe as qytetare, pasi jemi dy skuadra të të njëjtit qytet. Ne po marrim pjesë në Ballkan Ligë duke u bërë e para skuadër shqiptare që kualifikoh­et në katër më të mirat. Ndërkohë që në një moment të tillë ne na vidhet lojtari në mënyrë djallëzore dy ditë para se të mbylleshin federimet në mënyrë që ne mos të kemi mundësi rikuperimi. Fakti që ata janë kujdesur për Kobesin deri në momentin që është larguar nga Shqipëria, tregon qartë qëllimin e tyre. E gjitha kjo ndodhi direkt pas humbjes që pësuan në Kupë ndaj nesh", përfundon Arqile Gorea.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania