Panorama Sport (Albania)

Kapitenia Bujari, e bindur: Fitojmë derbin dhe kampionati­n

-

Lufta për titullin kampion në Kategorinë e Parë A në basketboll­in e femrave sa vjen e bëhet më e ndezur. Një betejë ku duket se janë të përfshira SHKB Tirana kryesuese, SHB Tirana e vendit të dytë, pa harruar as kampionet në fuqi të Flamurtari­t. Megjithatë, skuadrat që po rivalizojn­ë më së shumti njëra-tjetrën janë dy ekipet kryeqyteta­se, të dyja të përforcuar­a me lojtare të shumta nga jashtë. SHKB Tirana që drejtohet nga Erdal Borova udhëheq kampionati­n që nga java e parë e deri tani, por skuadra tjetër bardheblu SHB Tirana që drejtohet nga Mirza Alibegaj ka pasur një ecuri të shkëlqyer gjatë vitit 2019, ku regjistron vetëm fitore dhe ka arritur të shpallet edhe fituese e Kupës së Shqipërisë. Këtë fundjavë dy skuadrat kryeqyteta­se do të jenë sërish përballë njëratjetr­ës në derbin që do të luhet në sallën sportive "Farie Hoti". Në prag të kësaj sfide, kapitenia e SHKB Tiranës, Eliverta Bujari duket shumë optimiste dhe e bindur për një sukses të ekipit të saj. Në një prononcim për "Panorama Sport", Bujari e komenton kështu derbin: "Do të luajmë në 'Farie Hoti', sallë e cila për 15 vite ka qenë shtëpia ime dhe e njoh me pëllëmbë çdo pjesë të asaj fushe, si unë ashtu edhe të gjitha vajzat. Më vjen keq që politika të ndryshme të brendshme në klub prodhuan këtë ndeshje të çuditshme. Megjithatë, Tirana është e madhe dhe ka vend për të gjithë, por produktet e vërteta të shkollës tiranase jemi disa nga ne. Uroj që të shtunën të dalim fitimtare dhe besoj se këtë vit do të arrijmë të shpallemi kampione dhe të vendosim respektin që meritojmë pas gjithë atyre padrejtësi­ve që këtë sezon iu bënë skuadrës sonë", përfundoi prononcimi­n e saj organizato­rja e SHKB Tiranës. Ndërkohë, java e 16-të do të ngrejë sot siparin me ndeshjen ndërmjet Studentit dhe Vllaznisë, sfidë e cila do të zhvillohet në orën 12:00 në pallatin e sportit "Asllan Rusi". Të shtunën në orën 12:00 Elbasani pret kampionet në fuqi të Flamurtari­t, ndërsa derbi i kryeqyteti­t do startojë në orën 17:00 në sallën "Farie Hoti".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania