Panorama Sport (Albania)

Lejkërs triumfon pas 5 humbjesh

Los Anxhelos Klipers befasohen nga Portland, San Antonio fiton derbin ndaj Dallasit

- ARTIN LLESHAJ

Lejkërs më në fund ia del të sigurojë një fi tore në NBA, pas plot pesë humbjesh radhazi të pësuara në kampionat. Skuadra nga Los Anxhelos regjistroi një triumf jashtë fushe duke mposhtur Çikagon me rezultatin 123-107. Një lojë e kontrollua­r plotësisht nga kalifornia­nët që u udhëhoqën nga i përhershmi LeBron Xhejms. "Mbreti" LeBron ishte zot i fushës, ku arriti të realizojë 36 pikë dhe 10 rikuperime në tabelë. Në një mbrëmje mjaft të mirë ishte edhe Kuzma që shënoi 21 pikë. Ndonëse diferenca e pikëve me vendin e tetë është e madhe, Lejkërs vazhdojnë të besojnë në ëndrrën "playoff". Çikago mundi të rezistonte vetëm 12 minuta dhe nuk mjaftuan 20 pikët e shënuara nga Robin Lopez. Bullsat pësuan disfatën e 50të sezonale, ndërkohë regjistroj­në edhe 19 fitore. San Antonio fitoi me rezultatin 112105 ndaj Dallas në derbin teksan. Spërs u treguan superiorë duke e dominuar ndeshjen ku ishin gjatë gjithë kohës në avantazh. Lojtari më rezultativ i ndeshjes ishte Brunson me 34 pikë, i cili ishte shënuesi më i mirë për Dallas. Megjithatë, pikët e tij nuk shërbyen për t'i dhënë fitoren Dallasit. Ndërkohë DeRozan dhe Aldrixh ishin më të mirët për San Antonion, të cilët realizuan respektivi­sht 33 dhe 28pikë. Një tjetër lojtar deciziv në fitoren e Spërs, ishte Uajt me 23 pikë të shënuara. Ndërkohë Portland i surprizoi të gjithë duke fituar jashtë fushe ndaj Klipers me rezultatin 125-104. MekKolum bëri diferencën për Portland duke shënuar 35 pikë, i mbështetur edhe nga Lilard e Nurkiç, të cilët realizuan nga 20 pikë secili. Miluoki vazhdon të kryesojë në Konferencë­n e Lindjes, ku në ndeshjen e djeshme mposhti jashtë fushe Nju Orlins në shifrat 130-113. Miqtë ishin më të saktë gjatë gjithë kohës dhe nuk e vunë për asnjë çast në diskutim fitoren. Greku Antetokoun­mpo me 24 pikë dhe Midëllton me 23 ishin më të mirët në fushë për kryesuesit, ndërsa në radhët e vendësve shkëlqeu Randëll, i cili arriti të shënonte me 23 pikë. Denver i udhëhequr nga Mërrej me 30 pikë arriti të mposhtë Minesotan 133-107. Ndërsa Filadelfia mposhti finalistët e edicionit të shkuar, Klivland në shifrat 106-99.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania