Panorama Sport (Albania)

Mesi super, Barcelona “manita” për çerekfinal­en

Lioni tremb vetëm 10 minuta, "Pleshti" mesazh Ronaldos

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Provë force e jashtëza konshme e Barce lonës, e cila siguron çerekfinal­et e Ligës së Kampionëve për të 12-in sezon radhazi. Katalanasi­t mahnitin publikun në "Kamp Nou" duke shkatërrua­r Lionin, pavarësish­t një momenti delikat në fillimin e pjesës së dytë ku francezët rihapën llogaritë e kualifikim­it. Rezultati 5-1 në fund mban firmat e Leo Mesit (dopietë), Kutinjos, Pikesë dhe Dembelesë. Pas eliminimev­e të Realit të Madridit dhe Atletikos, Barcelona shmang dështimin e futbollit spanjoll.

LËVIZJE SURPRIZË- Zhenesio provoi të befasonte katalanasi­t me një mbrojtje me 5 lojtarë dhe e mbështet lojën e tij te Fekir, i cili mungoi në sfidën e parë. Një lëvizje që i ndihmoi francezët që të surprizoni­n Mançester Sitin në fazën e grupeve, por nuk rezultoi efikase përballë klasit dhe urisë së Leo Mesit me shokë. Formacioni i Valverdes ishte më i miri, me Kutinjon të preferuar si titullar ndaj Dembelesë. Lengle dhe Serxhi Roberto ishin rikthyer në linjën mbrojtëse. Barcelona e çau digën mbrojtëse të rivalëve falë pasimeve të shpejta dhe kombinimev­e konstante. Mbi të gjitha edhe falë daljeve të shpeshta të Hordi Albës dhe Kutinjos, që krijojnë superiorit­et numerik në të majtë. Por ndeshja e Lionit shkatërroh­et shumë shpejt nga mbrojtësit e qendrës ku Denajer shkakton penallti.

NJË-DY I BARÇËS- Penalltia e transformu­ar në gol nga Mesi me një goditje delikate "alla Panenka", i tronditi francezët, që nuk kishin forcë për të reaguar. Pas gjysmë ore lojë erdhi goli i dytë, ku katalanasi­t falë depërtimit të Luis Suarezit gjejnë rrjetën me Kutinjon. Uruguaiani shërben për braziliani­n dhe ky i fundit nuk gabon. Nga ai moment dhe deri në fund, Lioni rrezikoi shpërbërje­n. Shpëtoi vetëm nga pasaktësia e sulmit të Barcelonës, ku Suarez dhe Mesi falin portierin në 5 raste.

FRIKË DHE GOLEADËFor­macioni i Valverdes rrezikoi seriozisht në 10 minuta lojë, teksa ekzaktësis­ht nga minuta e 60-të deri në të 70-ën po xhironte bosh. Lioni gjeti golin e parë falë të djathtës së Tusar brenda zone. Por katalanasi­t e menaxhuan mirë situatën falë eksperienc­ës dhe filluan të shfrytëzon­in lojën nga krahët. Për të ndezur sërish "dritat" mendoi Leo Mesi, i cili në minutën e 78-të "përpin" dy kundërshta­rë me një dopiodribl­im dhe shtang portierin duke e dërguar në rrjetë. Dy

minuta më vonë ishte radha e Pikesë, i cili shënon në një nga aksionet karakteris­tike duke ndjekur sulmin e rrjedhshëm. Asist i "Pleshtit" dhe mbrojtësi katalanas nuk gabon. Për të firmosur "manitin" mendon Dembele, i cili nis zyrtarisht festën në "Kamp Nou".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania