Panorama Sport (Albania)

Leo: Ronaldo ishte “magjistar”

"Pleshti", në krye të listës së golashënue­sve: Nuk kam preferenca për kundërshta­rët

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Dy gola dhe dy asiste. Kundër përgjigjja më e mirë që Leo Mesi mund t'i jepte Kristiano Ronaldos pas mbrëmjes fantastike që kaloi ky i fundit duke udhëhequr Juventusin kundër Atletikos. Rivali i tij i përjetshëm nuk zhgënjeu. Një ditë më vonë mori në kontroll lojën e Barcelonës dhe e kualifikoi në çerekfinal­et e Ligës së Kampionëve. Leo Mesi analizon fitoren ndaj Lionit dhe i thur elozhe Kristiano Ronaldos për ndeshjen e jashtëzako­nshme kundër Atletikos. Kapiteni i Barcelonës tha se fitorja ndaj Lionit nuk u vu kurrë në dyshim, por ato minuta kur francezët gjetën golin duhet të menaxhohes­hin më mirë. Me 8 gola në Ligën e Kampionëve, Leo Mesi udhëheq listën e golashënue­sve bashkë me Levandovsk­in. Ky i fundit u eliminua dhe "Pleshti" do të vazhdojë ende të luajë. Në fazën e ardhshme nuk shpreh dëshirën për kundërshta­rët dhe thotë se të gjithë janë të fortë.

RREZIK- "Siguruam një objektiv të sezonit dhe e arritëm me shumë vuajtje. Kur ndeshja shkoi 2-1 sigurisht që nuk ishte e lehtë, por na ndëshkuan me një goditje standarde. Lioni nuk kishte bërë gjë deri në ato momente. Për fat e shënuam shumë shpejt golin e tretë dhe rikthyem qetësinë".

STRATEGJIA- "Që nga fillimi i ndeshjes ne ishim në kërkim të fitores dhe nuk kishim dyshime për këtë. E qarkulluam topin shumë, edhe pse jo në versionin më të mirë të mundshëm. Kur rezultati shkoi 3-1 gjetëm më shumë hapësira dhe e goditëm Lionin me kundërsulm­e. Vetëm kur ndeshja shkoi në këtë pikë, nisëm të vraponim".

DOPIETA- "Goli i 3-1 ishte pak me fat dhe më la pezull për disa sekonda, por për fat shkoi në rrjetë dhe më dha qetësi mua dhe gjithë skuadrës".

RONALDO- "Ajo që bëri Ronaldo dhe Juventusi ishte impresiona­nte dhe e jashtëzako­nshme. Mendoja se Atletiko do të luante më fort dhe më mirë, por nuk ndodhi kështu. Ronaldo pati një natë magjike duke shënuar 3 gola".

SHORTI- "Të gjithë rivalët janë të rrezikshëm. Ajaksi, për shembull, tregoi se është një ekip i madh me djem të rinj dhe nuk ka frikë nga asnjë skuadër. Çdo ekip që do të kemi do të jetë i fortë dhe ne duhet të përgatitem­i për më të vështirën. Tani është faza më e bukur dhe më e vështirë e këtij kompeticio­ni".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania