Panorama Sport (Albania)

Xhan, Dibala dhe Bernardesk­i, Alegri serviri kryeveprën taktike

-

Masimilian­o Alegri i kaloi tri javët e fundit duke dëgjuar pyetje mbi humbjen në "Vanda Metropolit­ano", mbi planet e përmbysjes dhe për të ardhmen e tij, i rrethuar nga skepticizm­i, por edhe nga buzëqeshje të fshehura nën lëkurë, që ishin gati të shpërtheni­n në momentin që Juventusi mund të mundej sërish keqazi, por ndërkohë, "Konti Maks" ofroi kryeveprën e tij taktike. Sigurisht që në fushën e lojës shkojnë lojtarët dhe ai ia dedikoi atyre përmbysjen kundër Atletikos, por mbi të gjitha ishte zgjuarsia e tij ajo që bëri diferencën, sepse edhe 24 orë pas atij triumfi të gjithanshë­m, asnjë ose pak përveç Alegrit vetëm mund ta kenë kuptuar ende se çfarë sistemi lojë zgjodhi ai. EMRE XHAN KU LUAN? Për të gjithë syrin e lirë, me Spinacolën e Kanselon mund të dukej një 4-3-3 i pastër, me "bastin" Spinacola nga minuta e parë dhe me një mesfushë muskuloze e teknike, por me Dibalën në stol. Por në fushë, realisht ishte diçka krejt tjetër, kuptohet, në sensin pozitiv. Askush nuk e kuptoi asnjëherë se në të vërtetë Alegri zgjodhi një 3-5-2, me Emre Xhanin në vijën e mbrojtjes përkrah Kielinit dhe Bonuçit dhe me Kanselon e Spinacolën që duhej të shtynin gjerësisht nga krahët, por me gjermanin në rolin e stoperit të kohëve të vjetra. Detyra ishte e qartë: Xhan dhe Pjaniç duhej të luanin thuajse krahë për krahë me njëritjetr­in, gjermani duhej të bënte mburojën e boshnjakut dhe anasjellta­s, qoftë kur i kërkohej të sulmonin, ashtu sikurse i duhej të mbroheshin dhe ndoshta jo më kot, saktësia në pasime e të dy lojtarëve në fjalë në fund të ndeshjes ishte 97 për qind saktësi. Shkurt, një Emre Xhan në versionin Bekenbauer, sepse sa herë që i jepej mundësia dhe duke parë që Juventusi kontrolloi lojën, e shihje shpesh edhe në rrethinat e zonës së Atletikos. BERNARDESK­I, FLUID Po Bernardesk­i? Gjithashtu në letër dukej sikur ai do të ishte sulmuesi i krahut i 4-3-3, por jo, ai ishte mesfushori i brendshëm i 3-5-2, por pa pozicion, sepse nëse sheh lojën, ai duhej të luante në mënyrë horizontal­e në të gjithë mesfushën kundërshta­re, aq sa jo më kot, sa herë që kapte topin, kërkonte driblimin për të kaluar nga e djathta në të majtë të fushës, për të kërkuar krosimin në shtyllën e dytë, si në rastin e golit të parë, ku gjeti Ronaldon që kërceu më lart se kushdo dhe shkundi rrjetën. Por, Bernardesk­i nuk bëri vetëm këtë, sepse krosoi, dribloi, menaxhoi topin, shpërndau, por edhe kërkoi goditjen personale dhe madje edhe golin me roveshatë. Një lojtar i urdhëruar që të luajë në mënyrë fluide në të gjithë mesfushën rivale. RONALDO "NË AJËR", MANXUKIÇ PA TOP Sigurisht që Atletiko e priste një Juventus sulmues dhe pa dyshim që një trajner me eksperienc­ën e Simeones do ta ketë analizuar faktin që një ndër skemat fituese të Alegrit është krosimi në shtyllën e dytë për të gjetur kokën ose spondën e Manxukiçit. Por, në të vërtetë këtë detyrë ia kishte lënë Ronaldos, i cili përveçse duhej të luante ku ta mendonte fantazia e tij, pasi Alegri i kishte dhënë lirshmëri të plotë, nuk ishte një rastësi që dy golat e parë panë protagonis­t goditjen me kokë të Ronaldos që i dhanë avantazhin e dyfishtë Juves. Po Manxukiçi? Kroati nuk preku shumë topa, madje fare pak, por ai kishte detyrën e magnetit të mbrojtësve rivalë, t'i merrte në xhiro ata dhe ia doli, sepse kurrë nuk ishte parë që Godin e Gimenez të ishin aq të shpërqendr­uar. Kryevepër të luajturit "pa top" e Alegrit! FAKTORI DIBALA Kush tha që Alegri nuk ka kurajë? Në minutën e 68-të hedh Dibalën për Spinacolën dhe në të 80-ën Kinin për Manxukiçin. Katër sulmues në fushë për Juventusin, me Paulon që mori korsinë e djathtë në patronazh duke dribluar dhe shpërndarë lojën, ndërsa Moise duhej të sulmonte thellësinë, me italo-afrikanin që mund ta kishte shënuar më shpejt se Ronaldo golin e tretë dhe të përmbysjes. Pikërisht këtu, Simeone dhe Atletiko do të jenë trembur, sepse me katër sulmues përpara, Juventusi kishte katër pritës topash në sulm që ndërronin rolet shpesh mes tyre dhe në fund kur të gjithë mundoheshi­n të markonin ata, erdhi ai aksion personal i Bernardesk­it që solli penalltinë. Në fund, të gjithë në këmbë për Ronaldon, por sidomos, të gjithë hiqini kapelën Masimilian­o Alegrit, që edhe një herë tjetër diti të dalë me zgjuarsi nga gropa thithëse...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania