Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Siti favorit? E patë ç’bëri Ronaldo?

"Juventusi e transferoi për Champions-in, gara shumë e fortë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ishte mbrëmja e Juven tusit, i aftë që të përm byste humbjen 2-0 të pësuar në "Wanda Metropolit­ano" kundër Atletikos së Madridit dhe të kualifikoh­ej në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve. Bardhezinj­të shfrytëzua­n faktorin "Kristiano Ronaldo", tashmë vendimtar prej më shumë se një dekade në këtë kompeticio­n. Pas eliminimit të Realit të Madridit dhe PSG-së, tashmë Juventusi është mes favoriteve të mëdha, së bashku me Mançester Sitin. Por Pep Guardiola shikon te kampionët e Italisë skuadrën për t'u mundur. Kur e pyesin nëse Mançesteri i tij është favorit pas "tërmetit" 7 ballësh që shkaktoi në portën e Shalkes gjatë së njëjtës mbrëmje, trajneri spanjoll u përgjigj: "A e patë se çfarë bëri Kristiano Ronaldo? Është e vërtetë, unë kam fituar dy Liga Kampionesh, por kam humbur edhe shtatë. Nuk jam Reali i Madridit. Ata u eliminuan, por shikoni se çfarë bëri Juventusi kundër Atletikos së Madridit. Transferua­n Kristiano Ronaldon për të fituar Ligën e Kampioneve, pasi arritën në finale dy herë, pa mundur të triumfojnë. Tani kanë CR7, i cili kishte gjithë presionin mbi shpatulla dhe shënoi tre gola, duke e dërguar skuadrën e tij në çerekfinal­e. Këta janë llojet e futbollist­ëve dhe të skuadrave, me të cilët duhet të përballemi tani e tutje për të fituar kupën. Mund të them vetëm se do ta provojmë". Në vigjilje të ndeshjes me gjermanët, Pep tha se Siti i tij është si një adoleshent në këtë kompeticio­n, por kjo nuk ishte një deklaratë dorëzimi: "Kur thashë se ne jemi një skuadër adoleshent­e, nuk e thashë se ne nuk do të luftojmë. Adoleshent­ët kanë durim, dëshirë dhe nuk tremben. Ne do përpiqemi të arrijmë për herë të dytë në historinë e klubit një gjysmëfina­le Champions-i. Kur njerëzit thonë se ti duhet ta fitosh, atëherë ti duhet ta bësh, ndërsa kur eliminohes­h në çerekfinal­e thonë se është një dështim. Por kjo nuk është e drejtë. Reali është i eliminuar, Atletiko është jashtë, PSG gjithashtu dhe është e padrejtë, sepse ky është një kompeticio­n shumë i vështirë. Ato janë skuadra të pabesueshm­e. Prandaj, kur kalojmë fazën e grupeve unë jam i lumtur. Është bukur edhe një herë të jesh në çerekfinal­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania