Panorama Sport (Albania)

Zidan “shëron” Iskon dhe hedh grepat për Eriksenin

Mesfushori bën prapaktheh­u, vendos të qëndrojë

-

Shkarkimi i Santiago Solarit dhe rikthimi i Zinedin Zidanit ka bërë më të lumtur një lojtar mbi të gjithë në ambientin madrilen, Iskon. Me trajnerin argjentina­s, marrëdhëni­et e mesfushori­t me klubin arritën në pikën e tyre më të ulët dhe përjashtim­et e tij nga 18-shja ishin kthyer një situatë normale gjatë këtyre katër muajve të fundit. Isko e kishte vendosur që nëse Solari do të vazhdonte të ishte trajner, ai në fund të sezonit do të kërkonte që të largohej nga "Bernabeu". Por rikthimi i teknikut francez përmbys edhe skenarët për ish-talentin e Malagës. "AS" raporton se tashmë ai ka vendosur që të qëndrojë dhe gjithë ambienti i tij e konfirmon një gjë të tillë njëzëri: "Isko nuk do të largohet nga Madridi". Pavarësish­t se edhe me Zidanin, fantazisti nuk ishte gjithnjë një titullar i padiskutue­shëm, Isko e pranon një gjë të tillë, por vlerëson faktin se ai do të ketë mundësi të barabarta me shokët e tjerë të skuadrës për të luftuar për një fanellë titullari. Edhe me Zizunë, Isko ka pasur përplasje. Gjatë viteve të francezit në "Bernabeu", ai luajti vetëm 48% të minutave dhe u përdor në 77% të 149 ndeshjeve. 76% të rasteve kur ai ishte titullar u zëvendësua dhe kjo shkaktoi pakënaqësi, ashtu siç ndodhi në 27 shkurt 2018, kur Zidan e zëvendësoi në 69' dhe ai e la fushën duke ecur, pavarësish­t se rezultati ishte 0-0. Edhe gjatë sezonit 2015-16, një tjetër zëvendësim ai e mori shumë keq. Bëhet fjalë për 13 marsin 2016, kur Zidan vendosi ta zëvendësoj­ë me Kovaçiçin pas një ore lojë dhe Isko reagoi duke flakur fanellën dhe goditur një shishe uji. Gjithsesi, aq keq kishin precipitua­r gjërat me Solarin, sa rikthimi i Zidanit në stol është një lajm i shumëpritu­r edhe për rebelin e kampionëve të Europës.

Eriksen - Rikthimi i Zidanit në Madrid ka riaktivizu­ar edhe operacioni­n për transferim­in e Kristian Eriksenit nga Totenhemi sipas shtypit britanik. "Mirror" pretendon se francezi ia ka kërkuar Florentino Perezit mesfushori­n danez me çdo kusht në verë. Situata e lojtarit të Mauricio Poçetinos është delikate, sepse kontrata e tij skadon në vitin 2020 dhe nëse anglezët mendojnë se nuk ka më mundësi për të arritur një marrëveshj­e për të rinovuar kontratën, atëherë presidenti Daniel Levi do të jetë i detyruar që ta shesë për ofertën më të lartë. Dhe ky është skenari më i mundshëm këtë verë, sepse Levi do preferonte ta shiste futbollist­in më mirë në korrik sesa të priste derisa Eriksen të largohet me parametër zero në fund të vitit të ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania