Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, Juventusi e joshi Ikardin me 8 mln €

5 vite dhe pagë dyfish, por Interi kërkon Paulo Dibalën

-

Mauro Ikardi drejt Juventusit. Nuk është thjesht seria e radhës e "telenovelë­s" që mban emrin e ish-kapitenit të Interit. Mediat italiane kanë zbuluar fakte të reja dhe kontakte mes drejtuesve bardhezinj dhe sulmuesit argjentina­s, për të cilin në merkaton e verës së kaluar ishte gati kontrata për ta veshur me ngjyrat bardhezi. 8 milionë euro në vit dhe një kontratë 5-vjeçare, e cila do ta bënte një nga futbollist­ët më të paguar të kampionati­t italian. Kjo kontratë vazhdon të jetë ende në zyrën e Vanda Narës, menaxheres së futbollist­it, dhe në verë do të bisedojnë sërish (siç tha drejtori sportiv, Fabio Paratiçi). Veprime që kanë tërbuar drejtuesit zikaltër, të cilët nuk kanë ndërmend ta shesin futbollist­in e tyre më të mirë te rivalët e përjetshëm. Kjo do të shkaktonte një krisje të madhe në ambientin e Interit mes drejtuesve dhe tifozëve, ku disa prej të cilëve janë rreshtuar pro ish-kapitenit.

110 mln ose Dibala- Mauro Ikardi ka kontratë deri në vitin 2021 me Interin dhe klauzola e tij është 110 milionë euro. Interi në këtë pikë nuk diskuton me asnjë ekip dhe kërkon pagesën e klauzolës. Kërkesat shtohen akoma më shumë kur bëhet fjalë për Juventusin, pasi Bepe Marota kërkon të marrë në Milano Paulo Dibalën. E thënë thjesht: Ikardi shkon te Juventusi vetëm nëse Dibala transferoh­et tek Interi. Nëse bardhezinj­të nuk e pranojnë atë shkëmbim, atëherë destinacio­ni ndryshon. Në Itali flitet edhe për Napolin, ndërsa një pistë e besueshme është Reali i Madridit. Zinedin Zidan kërkon të riformatoj­ë ekipin madrilen dhe Ikardi do të ishte një sulmues që do ta bënte komod francezin. Argjentina­sit iu hoqi shiriti i kapitenit pikërisht prej kontakteve që pati me Juventusin, por edhe për arsye të tjera që vazhdojnë të jenë misterioze. Ai refuzon të luajë duke u justifikua­r se është i dëmtuar në gju, ndërsa palët po diskutojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Për Milanin nuk do të jetë, por ndoshta do të rikthehet në ekip pas pushimit të kombëtarev­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania