Panorama Sport (Albania)

Shkrinjar: Javë vendimtare, të tregojmë sa vlen Interi

-

Në konferencë për shtyp, krah Luçiano Spaletit, Milan Shkrinjar është një nga liderët zikaltër që shprehet gati për sfidën e sotme. Sllovaku është i vetëdijshë­m për momentin jo brilant të skuadrës, megjithatë nuk fshihet, përkundraz­i. "Jemi përgatitur shumë mirë këto ditë", nis fjalën e tij mbrojtësi - "Kemi probleme fizike, por ky nuk është një justifikim. E dimë që duhet të fitojmë për të kaluar turin. Në fakt duhet të fitojmë edhe për të treguar se jemi Interi. Për sa më përket, i kam kaluar problemet fizike dhe jam gati madje të luaj ku të jetë e nevojshme. Të gjithë jemi gati për Frankfurti­n, por edhe për derbin". Gatishmëri­a e 24-vjeçarit kapet në ajër nga Spaleti që shton: "Meqë Milani është gati, Brozo do të vijë në pankinë". E qeshura në sallë i lë vend vendosmëri­së së sllovakut. Teksa trajneri numëron lojtarët në dispozicio­n, Shkrinjar vijon konferencë­n e tij duke shtuar: Kjo javë do të jetë vendimtare. Do të duhet të zbresim në fushë me mendjen te fitoret. Janë këto rezultatet që na duhen. Ajntrahti është një skuadër luftarake që vrapon shumë, ndaj e dimë se duhet të bëjmë më të mirën". Nga fusha çështja kalon në tribunë. Frankfurti vjen me 13.500 tifozë, mes të cilëve edhe disa të Atalantës, një ekip i binjakëzua­r me atë gjerman. Zikaltrit nga ana e tyre do të kenë ndihmën e "homologëve" të Lacios, por Shkrinjar, pasi karikoi skuadrën, bën të njëjtën gjë me popullin zikaltër. "Frankfurti vjen me shumë tifozë nga pas, por edhe ne do të kemi njerëzit tanë. Jemi gati në çdo aspekt, pavarësish­t vështirësi­ve. Do të luajmë përpara tifozërisë sonë. Duam të fitojmë edhe për ata që nuk na e kursejnë kurrë mbështetje­n", përfundoi Shkrinjar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania