Panorama Sport (Albania)

Shevçenko: Kaka special, Maldini kapiten fantastik

-

Andrij Shevçenko kujtonte disa momente të veçanta të karrierës së tij. Në intervistë­n për "DAZN", ukrainasi veçoi episodet që e bënë një legjendë të Milanit. FILLIMI - "Trajneri im te Dinamo e Kievit, Valeri Lobanovski më ndryshoi jetën. Më zgjonte në 6 të mëngjesit, në 7 stërvitesh­a e më pas haja mëngjes. Menjëherë rikthehesh­a në stërvitje, e pasi mbaroja bëja dush dhe drekoja. Pasdite zhvilloja stërvitjen e tretë. Kur Kaladze erdhi te Dinamo vuajti shumë, për të ishin dy vite tmerri..." NUMRI - "Numrin 7 te Milani ma ofroi Ibrahim Ba. Një ditë më pas, një mik më telefonoi dhe më tha se në hebraisht "sheva" do të thoshte "shtatë". Më tha se do të më sillte fat ai numër dhe kështu ndodhi". PERSONAZHE­T - "Kaka ishte një personazh special. Historia e Milanit nuk ka lojtar aq të përsosur. Hyri në mekanizmat e ekipit me një thjeshtësi të frikshme. U desh vetëm një stërvitje për të kuptuar se sa vlente Riki. Ishte i veçantë dhe falë tij bëmë hovin cilësor. Maldini është një tjetër personazh madhor. Ai është historia e Milanit, kapiteni legjendar dhe një mik i mirë përveç se një lojtar fantastik. I fundit, por jo nga rëndësia, presidenti Berluskoni. Një njeri karizmatik që udhëhoqi Milanin për 25 vite në elitë. Nuk e di nëse do të ketë ndonjë president tjetër aq fitimtar sa Berluskoni. NDESHJA E JETËS - "Ajo ndaj Juventusit në Mançester mbetet fitorja më e bukur. 12-15 sekondat që m'u deshën për të shkuar te pika e bardhë, nuk do t'i harroj kurrë. Pashë arbitrin, topin e më pas Bufonin. Më pas dëgjova vërshëllim­ën dhe godita siç e kisha menduar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania