Panorama Sport (Albania)

Legjendat i përulen: Ronaldo është “kafshë”

Juventini i dërgoi në 25 golat e shënuar ndaj Atletikos, viktima e dytë e preferuar

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo është një perëndi e gjallë e futbollit ose kështu të paktën e etiketoi Rio Ferdinand pas tripletës kundër Atletikos dhe kualifikim­it me Juventusin. Por, çdo sezon e më shumë që kalon, Kristiano Ronaldo është bërë sinonim i Ligës së Kampionëve, sepse duke parë rekordet e vendosura prej yllit portugez, ai është "Zot" i këtij kompeticio­ni, siç tregojnë shifrat, duke nisur nga golat, asistet, penalltitë, e deri te numri i fitoreve të arritura. Juventusi e dinte këtë gjë, investoi bindshëm tek ai, por mbi të gjitha, arriti që falë tërheqjes së 34-vjeçarit të përmbyste një situatë të martën në mbrëmje, që bardhezinj­të nuk e kishin përjetuar asnjëherë në histori. Për këtë arsye, media botërore i ka bërë edhe një herë tjetër një panoramë të qartë të gjitha rekordeve të "Zotit" të Ligës së Kampionëve, i cili do të kërkojë të fitojë trofeun e katërt radhazi, por mbi të gjitha të kthejë në Torino atë trofe që mungon që prej vitit 1996.

- Ronaldo e ka fituar 5 herë Champions-in, duke nisur nga turneu i vitit 2008 me Mançester Junajtid dhe më pas me bluzën e Realit të Madridit në vitet 2014, 2016, 2017 dhe 2018. Nëse ai do të arrijë që të kurorëzohe­t kampion edhe sivjet me Juventusin, portugezi do të barazojë rekordin e ish-legjendës madrilene, Francisko Xhento, me 6 trofe. Ndërkohë, ka barazuar ikonat kuqezi, si Paolo Maldini dhe Alesandro Kostakurta.

* Ronaldo numëron 124 gola në Ligën e Kampionëve, por nëse llogarisim edhe atë në fazën "play-off" me Debrecenin në vitin 2008, kur vishte bluzën e Junajtid, atëherë shifrat totale janë 125. Këtyre, nëse i shton edhe 2 golat në Superkupën e Europës kundër Sevijes në vitin 2014, shifrat në total në kompeticio­net UEFA janë 127 gola.

* Ronaldo ka lënë shumë prapa Lionel Mesin në renditjen e golashënue­sve në Champions, me argjentina­sin që numëron 106 gola, por ndërkohë i vetmi rekord të cilin ndan me "Pleshtin" e Barcelonës është ai i tripletave në Europë, 8 për secilin.

* Pas tripletës ndaj Atletikos së Madridit, golat në fazën me eliminim direkt për Ronaldon shkuan në 63, në 77 prezenca (Lionel Mesi numëron 40 gola në po kaq ndeshje).

* Sulmuesi i Juves numëron 44 asiste për gol në Champions, duke lënë pas Rajan Gigsin me 42.

* Kristiano ka barazuar Iker Kasijasin me 101 fitore në Champions.

* Atletiko e Madridit konfirmohe­t viktima e preferuar e CR7. Sa herë që e gjen përpara, ai i shënon thuajse gjithmonë, teksa tripleta e realizuar të martën ishte e katërta përballë "Colchonero­s"-ave (2 në Spanjë, 2 në Champions). Por, në të njëjtën kohë, ajo në Torino ishte fatkeqësia e pestë që i shkakton Atletikos, pasi në vitin 2014 e mundën në finale; në çerekfinal­et e sezonit 20142015 e eliminoi Atletikon pas penalltive; sërish në finale 2016 triumfoi portugezi pas lotarisë së penalltive; në sezonin 2016-2017 e dënoi me një tjetër tripletë në gjysmëfina­let e Champions-it dhe sërish tripletë, të martën në mbrëmje, me bluzën e Juventusit.

* Për sa u përket shifrave në total, Ronaldo numëron 25 gola përballë Atletikos, në 31 prezenca, në të gjitha kompeticio­net. Më shumë sesa skuadrës së Simeones, CR7 i ka realizuar vetëm Sevijes (27 gola).

* Nga sezoni 2012-2013 e në vazhdim, Ronaldo është shpallur gjithmonë golashënue­si më i mirë i sezonit me 12, 17, 10, 16, 12 dhe 15 gola.

* Ronaldo është i vetmi që ka shënuar në 3 finale Champions (2008, 2014 dhe 2017). Në të njëjtën kohë është i vetmi që ka realizuar në 11 ndeshje radhazi, por edhe ai që ka realizuar në 12 transferta radhazi në Champions.

* Me atë të shënuar kundër Atletikos, Ronaldo është gjithashtu lojtari që ka realizuar më shumë penallti; 16 nga 19 të ekzekutuar­a (pas tij, Mesi me 11 penallti, nga 14 të ekzekutuar­a).

* Në sezonin 2013-2014 vendosi rekordin e golave në një turne, 17.

* Lionel Mesi e mposht vetëm me realizimet në fazën e grupeve (66 me 61), por Ronaldo ka vendosur rekordin me 11 gola të shënuar vetëm në fazën e grupeve (sezoni 20152016), 68 gola të realizuar në shtëpi si dhe 56 gola të realizuar në transfertë.

* Në të njëjtën kohë, edhe lojtari që në 35 raste ka shënuar dy ose më shumë gola në këtë kompeticio­n, duke numëruar edhe një "poker" golash në dhjetor të vitit 2015 (Real-Malmo 8-0), ndonëse Mesi numëron pesë gola personalë, në fitoren 71 të Barcelonës ndaj Leverkusen­it (mars 2012).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania