Panorama Sport (Albania)

Bernardesk­i dhe Çan, si e trullosi Alegri Simeonen

"Pa fjalë, është i akullt, magjistar, më i fortë se Mesi"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo nuk rresht së mah nituri dhe nuk po flasim vetëm për tifozët e thjeshtë, por edhe për ato personazhe, ish-futbollist­ë legjendarë që kanë ditur të bëjnë epokën e tyre, por ndërkohë vazhdojnë t'i përulen asit portugez të Juventusit në analizat e tyre të postndeshj­es me Atletikon e Madridit. Edhe pse në venat e tij rrjedh gjak argjentina­s dhe mund të kuptohet qartë që ai bën tifozllëk për Lionel Mesin, edhe një si Diego Maradona nuk mund të mos preket nga paraqitja e Ronaldos. "Ka lojtarë që janë bekuar me shkopin magjik. E vërteta është që ne argjentina­sit jemi krenarë për Mesin, por ky Ronaldo është thjesht një kafshë. Kristiano është potencë e gjallë, por tani bën edhe magjistari­n, sepse kishte lajmëruar që do të shënonte tre gola dhe i realizoi".

Rio Ferdinand - "Për mua ai është thjesht një perëndi e gjallë e futbollit, - ishte analiza e ishmbrojtë­sit të Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, i cili ka luajtur në fushë me CR7. - Kristiano jeton vetëm për futbollin dhe punon për futbollin, por mbi të gjitha vazhdon të tërheqë skuadrat e tij. Nuk kam parë kurrë në epokën time një futbollist kaq të fortë sa ky, prandaj i meriton gjithçka ka arritur në karrierë dhe do të fitojë në vazhdim".

Geri Lineker - I mahnitur ka mbetur edhe anglezi Geri Lineker, me ish-sulmuesin e "Tre Luanëve" që në emisionin që ai moderon ka thurur elozhe për portugezin: "Personalis­ht mendoj dhe jam i bindur kur them se ky është futbollist­i më i fortë që kam parë në lojën në ajër. Është e frikshme jo vetëm mënyra sesi ai kërcen, por edhe saktësia që ka në të tilla goditje. Pastaj, ftohtësia që shfaqi në goditjen e penalltisë në minutat finale ishte thjesht nga ato momente që të lënë pa frymë. Thuajse e kishte të sigurt që do të shënonte dhe ia doli. E fitoi ndeshjen i vetëm, përballë asaj që quhej mbrojtja më e fortë në botë".

Rud Gulit - Edhe në Holandë buja nuk mund të mungonte, me Rud Gulit që rihap, por edhe mbyll krahasimin në distancë që ekziston mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit: "E patë se çfarë bëri?! Nuk e di, më thoni nëse ka ndonjë futbollist më të fortë në botë dhe jam gati t'i përulem. Ej, sivjet luan me Juventusin, skuadra e katërt në karrierë dhe ideologjia e katërt e lojës që ndërron në karrierë. Më thoni, mund të ekzistojë ende me Mesin krahasimi?! Ka fituar Champions-in me Junajtid, e super fitoi me Realin dhe tani merr Juven përdore. Pastaj ka fituar edhe me Portugalin­ë. Mesi i shkoi pranë me Argjentinë­n, por nuk ia doli si Ronaldo. Prandaj, më falni por ky zotëri, Kristiano Ronaldo është lojtari më i fortë në botë", tha ish-milanisti.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania