Panorama Sport (Albania)

“Lufta” për talentet, Shqipërisë i duhet strategji tjetër me grekët

Egoja mënjanë, dikur edhe Cana kërkonte vetëm Kombëtaren e madhe...

-

Shqipëria gjithnjë e më shumë po has rrezikun që talentet ia marrin shtetet e tjera. Talente që nuk i ka prodhuar vetë, të kuptohemi drejtë. Bëhet fjalë për lojtarë të lindur, të rritur dhe të formuar në shtete të tjera. I fundit ishte Fiorin Durmishaj, që megjithëse kishte luajtur me Shpresat kuqezi, në fund zgjodhi Greqinë. Natyrisht, ishte vullneti i djaloshit dhe i familjes së tij që të ndërmerrte këtë hap, por sulmuesi i Panioniosi­t mund të mos jetë i fundit. Së fundmi, federata helene po negocion edhe me familjarët e Emiliano Bullarit. Një tjetër djalosh shqiptar që ka lindur dhe është formuar në Greqi, i cili po joshet nga grekët. Nuk dihet ç’do të ndodhë më pas. E sigurt është që Shqipëria është e papërgatit­ur me këtë lloj agresivite­ti. Sepse tani nuk ka më luksin që të jetë indiferent­e ndaj disa djelmoshav­e ende të papjekur. Kosova me

gjithë bujarinë e saj të pashtershm­e për më shumë se dy dekada, tani nuk është më nën hyqmin e federatës, përkundraz­i, është një “rivale e fortë” për të rrëmbyer talente. Madje për hir të së vërtetës, duket se është një hap para. Pse është Kosova para?

Sepse rasti me portierin Arijanet Muriçin e Mançester Sitit ishte një sinjal se ata po i bëjnë disa gjëra më mirë. E bindën, i ofruan vendin e titullarit në një ndeshje delikate si ajo kundër Azerbajxha­nit më 20 nëntor 2018, vendimtare në Ligën e Kombeve,

e madje duke prekur edhe sedrën e Ujkanit. Por, ama Kosova e “dogji” djaloshin dhe ai tani nuk ka zgjedhje tjetër veç dardanëve. Pak a shumë të njëjtën gjë pati bërë edhe De Biazi me Kaçen, kur shkoi në Greqi për ta bindur. E ftoi dhe e “dogji” mesfushori­n. Grekët vunë mend nga ai rast dhe tani po tregohen më agresivë se kurrë.

Po cila mund të jetë zgjidhja për Shqipërinë?

Së pari duhet të bëjë disa kalkulime dhe të mos jetë indiferent­e kur bëhet fjalë për lojtarë me të dhëna të shkëlqyera. Qoftë edhe duke i aktivizuar një minutë të vetme në një ndeshje zyrtare. Panuçi e bëri këtë me Vrionin apo Enea Mihajn, por askush nuk e di sot se përse nuk e bëri këtë gjë me Durmishajn, kur ndërkohë e kishte ftuar sulmuesin e talentuar me Skocinë. Mjaftonte vetëm një minutë dhe sot ai do të ishte një alternativ­ë për kuqezinjtë. Federata dhe mbi të gjitha stafi i Kombëtares së madhe duhet të lënë mënjanë krenarinë e tepruar në të tilla raste dhe të veprojnë me gjakftohtë­si dhe pragmatizë­m. Nuk është hera e parë që e bëjmë këtë. Fundja edhe lojtari ynë më i shquar, Lorik Cana, në fillimet e tij pati refuzuar të luante me Shpresat. Ata që punonin në FSHF në ato vite, kanë pohuar shpeshherë se Loriku e pati vënë kusht që o vinte për Kombëtaren e madhe ose nuk vinte fare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania