Panorama Sport (Albania)

Ribaj: Arbitri më telefonoi, do tentojmë Europën

“Myrtja më tha që e dha anësori, do shënoj shumë”

- ERMAL SIKA

Andi Ribaj ndihet i rilindur. Pas go lave të shënuar, sulmuesi i Flamurtari­t duket se ka gjetur veten. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, fieraku analizon ecurinë e skuadrës së tij dhe flet për objektivat. Vlonjatët, edhe pse kanë pasur 1001 probleme, besojnë se mund të shkojnë larg këtë sezon, duke zënë një vend në Kupat e Europës. Nuk kishte si të mos ndalej te ngjarja e ndodhur në kryeqytet, ku protagonis­t ishte pikërisht 29-vjeçari. Ai është ndier i fyer nga i kuqi i pamerituar dhe rrëfen se është telefonuar prej arbitrit Indrit Myrtja.

Ribaj, si e shikoni ecurinë e Flamurtari­t deri në këtë fazë të sezonit?

Ecuria e Flamurtari­t deri më tani është e mirë. E megjithatë, mendoj se nuk duhet të kënaqemi me kaq. Na mbetet për detyrë që të gjithë të japim dhe marrim maksimumin deri në fund të këtij sezoni, pasi kemi mjaft forca dhe elementë cilësorë në grup.

Besoni se mund të arrini Kupat e Europës?

Objektiv i arritshëm. Çdo gjë është e mundur. Përderisa jemi afër me pikë me ekipet që janë lart nesh në renditje, patjetër që i kemi të gjitha shanset për të kapur një vend në Kupat e Europës.

E ka rigjetur veten Andi pas golave të shënuar?

Mendoj se po. Unë shpresoj që të arrij të shënoj sa më shumë gola të tjerë për ekipin e Flamurtari­t.

Presidenti Sinan Idrizi është shprehur se dëmtimi i Deliajt ishte “fat” për zbulimin e Ribajt. Keni një koment?

Presidenti­n Idrizi e falënderoj për vlerësimin.

Ishit protagonis­t në Partizani-Flamurtari,

si e vlerësoni atë ngjarje dhe dënimin?

Një ngjare e shëmtuar. Ishte një situatë e krijuar vetëm nga një grup i vogël tifozësh. Ishte moment i festimit të golit, siç e panë të gjithë. Ata nuk donin që ne të festonim dhe aty nisi gjithçka.

Ju personalis­ht u përfshitë?

Unë nuk bëra as debat dhe asgjë tjetër. Në ato moment vetëm iu kam thënë: “Festoni në Vlorë dhe nuk ju bën njeri gjë”.

Pavarësish­t kësaj, ju u dënuat me karton të kuq...

Një karton i padrejtë, kaq mund të them! Më vjen keq për atë episod.

Ju ka telefonuar arbitri për të kërkuar ndjesë?

Po, kam kontaktuar. Më ka thënë që nuk e ka marrë ai atë vendim, por e ka dhënë anësori. Myrtjen e njoh që kur kam luajtur në Shkodër.

Prisnit që Disiplina t’jua hiqte kartonin e kuq?

Ata e dinë rregullore­n. Kjo gjë u mbyll tani. Të shikojmë përpara. Por më duhet të them që jam ndier i fyer, pasi që i vogël, duke filluar nga grupmoshat, nuk kisha marrë ndonjëherë karton të kuq.

Ndeshja e radhës luhet kundër Laçit. Si e shikoni këtë 90-minutësh?

Patjetër që është një ndeshje e vështirë. Ne e kemi vlerësuar këtë takim në maksimum. Do të shkojmë në këtë transfertë dhe do të bëjmë gjithçka për të marrë tri pikët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania