Panorama Sport (Albania)

Liverpuli Liverpuli Liverpuli “djeg” “djeg” Bajernin, Barça shkatërron shkatërron Lionin

Mane dhe Van Dajk thyejnë skuadrën e Kovaçit, e cila dorëzohet pa kushte në Mynih

-

Bajerni i Mynihut u mund me rezultatin 1-3 nga skuadra e Liverpulit në "Allianz Arena". Bavarezët ishin ekipi i vetëm gjerman që luftonte për një vend në ¼-at, edhe pse të martën Shalke luftonte për të njëjtin objektiv. Blutë u mundën me rezultatin e thellë 7-0 nga Mançester Siti. Kampionët e Gjermanisë nuk ishin mundur në këtë fazë të Champions-it që nga sezoni 2010-2011, kur Interi i Milanos eliminonte atëherë gjermanët në Mynih duke i lënë jashtë kompeticio­nit.

NDESHJA

Golat për skuadrën e Liverpulit u shënuan nga Mane dhe Van Dajk. Golin e vendësve e shënuan gjithashtu anglezët. Matip dërgon topin në portën e vet pas një pasimi të Gnabrisë. Nojer dhe Rafinja gabuan në minutën e 26-të, kur Mane i shpëtoi një mbulimi të mbrojtësit brazilian dhe më pas përfitoi nga një dalje e gabuar e kapitenit bavarez, duke e dërguar topin në rrjetë. Barazimi i Bajernit vjen në minutën e 39-të, kur Matip në tentativë për të larguar një top të Gnabrisë e dërgon atë në portë. Pjesa e parë përfundon në barazim 1-1. Në pjesën e dytë është Bajerni ai që kishte të gjitha mundësitë për të shënuar golin e dytë. Robert Levandovsk­i nuk arrin të devijojë saktë një top të Gnabrisë, duke humbur një rast të pastër. Në të 69-ën, ishte holandezi Van Dajk ai që shënon nga një goditje këndi, duke mposhtur në luftën në ajër Humelsin dhe Martinezin. Liverpuli merr frenat e lojës dhe kontrollon ndeshjen. Bajerni duket i lodhur, me trajnerin Kovaç që duket i pafuqishëm për të reaguar. Në të 75-ën Salah kishte mundësinë për të shënuar golin e tretë, por egjiptiani nuk godet saktë brenda zonës. Por është sërish Mane ai që mbyll llogaritë e kualifikim­it duke çuar Liverpulin në fazën e ¼ave. Senegalezi shënon me kokë në minutën e 84-t, duke detyruar tifozët në "Allianz Arena" të braktisin stadiumin para kohe. Me vërshëllim­ën e Daniele Orsatos përfundoi edhe aventura e Bajernit në Champions për këtë sezon. Një rezultat zhgënjyes ky për skuadrën më të titulluar në Gjermani që tani duhet të mendojë vetëm për kampionati­n dhe Kupën e Gjermanisë, trofe që mund të shpëtojnë sezonin e bavarezëve, të cilët mund të dalin duarbosh dhe të vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Niko Kovaç në Mynih.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania