Panorama Sport (Albania)

Prenga: Kam dështuar unë, Europa larg

-

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, ishte shumë i zhgënjyer. Ai foli pas ndeshjes për mikrofonin e “SuperSport”. Tekniku kurbinas u shpreh tepër i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës duke ngritur “kambanat” e alarmit për momentin jo të mirë që bardhezinj­të po kalojnë. “Nuk e kisha përgatitur ndeshjen për ta pritur Tiranën. Ne kemi kohë që nuk luajmë fare. Nuk kemi pësuar humbje të tilla. Kemi luftuar për topin e parë. Ndërsa sot(dje) nuk bëmë asgjë. Ishte fitore e merituar e Tiranës. Uroj ta fitojnë Kupën. Do jetë shumë e vështira ta fitojmë Kupën. Luajtëm përballë një ekipi shumë më të mirë se ne. Edhe ndeshjen me Partizanin nuk e di as unë si e morëm pikën. Ndeshja sot(dje) u dominua nga Tirana, nga të gjitha anët. Unë nuk dorëzohem. Ne besojmë ose mendojmë që të ndodhë diçka tjetër. Po nuk ndryshuam, ne ngjajmë me ekip veteranësh, jo me ekip serioz”, është shprehur trajneri i Laçit. “Unë jo më kot iu kam rënë kambanave. Duhet të bëjmë të pamundurën për të bërë diçka. Kemi që nga janari që po përpiqemi të ndryshojmë diçka. Nuk ia kam arritur qëllimit. 2 ndeshjet që kemi fituar nuk kanë qenë ato që na kanë kënaqur me nivel. Unë nuk flas fjalë boshe, kjo nuk është rrugë e mirë. Laçi ka emër. Vitet e fundit ka traditë në Europë dhe kampionati­n shqiptar. Erdha me qëllimin për të ndryshuar diçka. I pari që kam dështuar jam unë. Kryesorja është që ne të mbledhim mendjen dhe zemrën dhe të vendosemi në shërbim të klubit për të dalë nga kjo situatë”, ka mbyllur trajneri i Laçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania