Panorama Sport (Albania)

Bekenbauer e do te Bajerni, Klop: Nder, por nuk u duhem

"U treguam dhëmbët, s'e kam sfidë personale me Bajernin"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Rekordi i tij me Bajer nin, skuadrën me të cilën është ndeshur më shumë në karrierën e tij, nuk flet për të. Por këtë herë strategu Klop nuk kishte Dortmundin, por tjetër armë, Liverpulin. "Është diçka me të vërtetë speciale. Tani perceptohe­mi si një skuadër e klasi, më shumë sesa ne mendojmë për veten që jemi, sepse jemi ende në fazë përmirësim­i për të thënë diçka të tillë. Donim të luanim shumë më tepër futboll në këtë ndeshje, në pjesën e dytë ia dolëm. E kontrollua­m atë dhe i treguam dhëmbët Bajernit", thotë trajneri gjerman, i cili si të gjithë, e heq petkun e favoritit tani që kanë mbetur 7 rivale në garë. "Ka ekipe me të vërtetë të mira. Cilido që të jetë rivali ne do ta mirëpresim. Djemtë e dashurojnë këtë kompeticio­n. Treshja e sulmit ishte e shkëlqyer. Është lajm i mirë për Anglinë, që ka edhe tri skuadra të tjera. Është shumë e vështirë ta fitosh këtë garë". Përpara ndeshjes, Franc Bekenbauer e lartësoi figurën e tij dhe shprehu dëshirën që një ditë ai të drejtojë klubin e Bajernit, por Klop pasi buzëqeshi, kishte këtë përgjigje për legjendën e futbollit gjerman: "Unë nuk mendoj se Bajerni ka nevojë për këtë në të ardhmen e afërt, as për mua. Por nëse Franc flet për mua, atëherë është një nder. Ai është një idhull". Pastaj edhe pyetja nëse ka shije speciale mposhtja e Bajernit për shkak të rivaliteti­t me Dortmundin? "Unë nuk doja thjesht të mundja Bajernin. Doja të fitoja me Liverpulin. Jam i sigurt se do kem shumë tifozë të lumtur nga Dortmundi dhe nëse unë u jap një dorë, atëherë është fantastike gjithashtu". Pastaj një analizë e asaj që ndodhi në fushë: "Në një ndeshje si kjo ti nuk mund të pushosh kurrë. Është një fitore e merituar. Jam shumë krenar për djemtë. Henderson ndrydhi kaviljen. Shpresojmë të mos jetë shumë serioze. Golin e parë do doja ta shikoja 1000 herë. Organizimi i Van Dajkut në goditjet standarde është gjithnjë i rrezikshëm. Ai është një kërcënim i madh. Ka staturën dhe fuqinë dhe shënoi një gol të madh. Në një ndeshje si kjo do të ketë gabime, por duhet të qëndrosh në lojë. Të kontrollos­h momentet që duhet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania