Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* Lionel Mesi ka shënuar 36 gola në këtë sezon me Barcelonën, shifër të cilën e ka arritur gjithmonë në 11 sezonet e fundit në të gjitha kompeticio­net. I jashtëzako­nshëm.

* Me ndeshjen e djeshme në fazën e 1/8-ave kundër Lionit, kapiteni i Barcelonës arriti 131 ndeshje në kompeticio­nin më të lartë europian. Ai parakaloi Iniestën dhe tani vetëm Ksavi ka më shumë ndeshje me fanellën e Barcelonës (151). * Lionel Mesi është lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që ka shënuar 4 gola më shumë sesa ka pësuar gjatë ndeshjeve të tij. Argjentina­si arriti në kuotën e 108 golave dhe ka pësuar 104 gola.

* Artur Melo kreu 71 pasime të sakta nga 72 të tentuara ndaj Lionit. Mesfushori brazilian gaboi vetëm një dhe me përqindje saktësia e tij ishte 98.6%, më e mira e arritur nga ai me fanellën katalanase.

* Leo Mesi ka shënuar të paktën 2 gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve 31 herë në karrierën e tij.

* Barcelona siguroi fazën e çerekfinal­eve të Ligës së Kampionëve për herë të 12 radhazi. Nuk dështon që prej sezonit 2007-2008.

* Lionel Mesi shënoi ekzaktësis­ht 2 gola dhe dha 2 asiste për herë të parë në karrierën e tij si futbollist në të gjitha kompeticio­net.

* Sulmuesi argjentina­s arriti 476 fitore me fanellën e Barcelonës. Me këtë shifër barazoi Ksavin.

* Barcelona arrin një rekord të jashtëzako­nshëm. 30 ndeshje radhazi pa humbje në Ligën e Kampionëve, 27 fitore dhe 3 barazime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania