Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BARCELONËS

-

TER SHTEGEN 6- Nuk pëson asnjë goditje në kuadrat në pjesën e parë dhe limitohet të menaxhojë ato topa që vinin në zonë. Në të dytën rrezikon diçka, por nuk ka faj në golin e Tusar. ROBERTO 6- Si gjithmonë ndeshje e mirë për mbrojtësin katalanas, i cili kur gjen hapësirë shtyn përpara dhe bëhet një sulmues i shtuar që bën komod ekipin. PIKE 7- Një pakujdesi në golin e pësuar, por pastaj nuk surprizohe­t më kurrë. I zoti në leximin e aksioneve. Firmos golin e "pokerit" dhe largoi frikën. LENGLE 6,5- Luan me shumë inteligjen­cë, nuk gabon praktikish­t asgjë. E menaxhon mirë lojën edhe pas kartonit të verdhë. Ka faj te goli i pësuar, por një gabim gjatë 1 ndeshjeje mund të pranohet. ALBA 6- Provon të shpërthejë në mënyrë konstante nga krahu i majtë dhe kur gjen hapësira bëhet i rrezikshëm. Dominon çdo duel në këtë sezon. RAKITIÇ 6,5- Depërtimet e tij bëjnë diferencën në mesfushë. Provon golin nga larg në disa raste dhe bëhet problem për kundërshta­rët. BUSKETS 5,5- Një nga më pak pozitivët në fazën e qarkullimi­t të topit. Në momentin e vështirë të Barcelonës humbet shumë topa. Jo mjaftueshë­m. ARTUR MELO 6,5- Dendësia dhe dinamizmi i tij janë një armë e fortë për Barcelonën dhe një problem për Lionin. Është përshtatur në mënyrë të frikshme në skuadrën e Barcelonës dhe duket sikur ka një jetë aty. (Nga 73' Vidal 6- Nuk gabon asgjë kur futet). MESI 9- Çfarë mund të thuash për të. Kur dëgjon himnin e Champions-it ekzaltohet dhe shndërrohe­t në një jashtëtokë­sor. I janë vendosur shumë epitete dhe mbiemra këtij fenomeni dhe sot (dje) ta quajmë "Profesori". Del në katedër dhe jep leksione futbolli, edhe për shokët e skuadrës. SUAREZ 7- Shumë lëvizje pa top, por edhe dëshirë për të shënuar. Bën një ndeshje sakrifice dhe aksionet e rrezikshme të Barcelonës nisen nga këmbët e tij. KUTINJO 6,5- Përveç golit nuk bën ndonjë gjë tjetër, edhe pse lëviz shpesh mes linjave dhe pa top. Mirë në pjesën e parë, bie në të dytën. (Nga 70' Dembele 7- Lojtar i çmendur. Futet dhe shënon gol). Trajneri Valverde 6,5- Skuadra siguron kualifikim­in dhe nuk e diskuton kurrë atë, me përjashtim të 10 minutave në pjesën e dytë. Por rezultati 5-1 është i mjaftueshë­m për të shkuar në çerekfinal­e. Misioni u arrit me sukses.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania